Denoncohet SKANDALI në shkollën profesionale të ndërtimit ‘Karl Gega’

0
1333

Alarm, skandal ne shkollën profesionale të ndërtimit ‘Karl Gega’ në Tiranë. Kështu shkruhet në një denoncim të mbërritur në redaksinë e SYRI.net.

Prindër dhe nxënës të kësaj shkolle kanë denoncuar drejtorin dhe stafin se kanë bërë 1 vit shkollë, por nuk kanë bërë asnjë orë praktike.

Kjo pasi sipas tyre, çdo fond që vjen në këtë shkollë vidhet nga drejtori dhe stafi që nuk është i kualifikuar për këtë institucion i arsimit profesional.

Më poshtë denoncimi i prindërve dhe nxënësve:

Alarm, skandal ne shkollën profesionale të ndërtimit ‘Karl Gega’ në Tiranë

Abuzime, vjedhje dhe emërime skandaloze. Prindet dhe nxenesit jane te revoltuar se mbaroi viti shkollor dhe nxenesit nuk kane kryer fare praktike mesimore per te cilen jane regjistruar ne shkolle profesionale, arsyeja eshte sepse drejtori Elton Kalemi ne bashkëpunim me magazinjerin Amet Duka vjedhin çdo fond qe jep shteti per baze materiale qe eshte bazik per shkollen tone.

Emerime skandaloze.

1.ELTON KALEMI drejtori mbaruar per mardhenie nderkombetare ne rumani drejtues fushate i sajmir tahirit dhe beri fushate dhe me nxenesit e shkolles ne 2017 duke i mbledhur te gjithve kartat ne kembim maturanteve qe sdo ngelte asnjeri. Ligji i arsimit profesjonal thote qe te emerohesh drejtor duhet te jesh inxhinjer dhe te kesh mbi 5 vjet mesim dhenie ne shkollen ku do emerohesh.Elton Kalemi jo 5 vjet po ska dhen kurre 1 ore mesim sepse ka mbaruar per tjeter gje.

2.Majlinda Shehu nendrejtoresh dhe instruktore mekanike mbaruar per gjeollogji minierash asnje lidhje me lenden qe jep dhe shkollen Karl Gega.

3.Matilda Luma mbaruar per informatike dhe jep sherbime transporti mekanike.

4.Bledar Bejtja ka mbaruar per teknollogji dhe jep perpunim druri.

5.Mareldo Xhixho ka mbauar gjimnaz te pergjithshem dhe jep automekanik.

6.Ardit hoxha kryetar freshi ne berat mesuesi edukiit fizik pa stazh pa provim shteti dhe i pa regjistruar ne portal.

Sic shikohet te gjith vijne sa per te marr rrogen thjesht per qoka partie dhe po shtohen perdite mesues qe vijn verdall neper shkolle sa shkrujn emrin ne bordero dhe nuk japin apsolutisht asnje ore mesim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here