Deklarata e fortë e MANJANIT: Bashkitë politike të marrin fund, ky model na e çpifi. Veliaj në krye të PS…

0
570

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një koment të tij për mundësinë e zgjedhjes së kandidatëtve për bashkitë. jo nga forcat politike.

“Bashkitë politike duhet të kenë një fund!, shkruan Manjani në një status në rrjetin social facebook

Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve? Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!, shtron pyetjen ai. Ndërkohë  që shprehte se “Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!

“Erioni, meqë ra fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje! Ai është talent i lindur për politike dhe për mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS.

Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!

Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!, vijon Manjani në shenimin e tij.

Ja shenimi i tij i plotë në rrjetin social facebook:

Bashkitë politike duhet të kenë një fund!
————
Është e papranueshme që edhe përzgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!

Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.

Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!

Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve? Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!

Si ka mundësi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të administruar punët e qytetit?!

Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!

Erioni, meqe ta fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje! Ai është talent i lindur për politike dhe për mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS.

Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!

Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!

Ky model na e çpifi! Mjaft më me lojën e bashkisë për partinë!

Opozita veçanërisht ka në dorë të “diktojë” standartin e qytetarisë, duke mbeshtetur kandidatë të qytetit dhe jo të forumeve.

PS të bëjë si të dojë, por ja vlen përplasja e standarteve: qytetari përballë politikës!

Opozita nuk mund të harxhojë kohë me analiza të kandidatëve politikë! Opozita ka shancin të rrjeshtohet me standartin: bashkitë në duart e qytetarëve dhe jo politikanëve.

Është koha për të ndarë partitë nga bashkitë!

Kush e bën këtë do ta mbështes me të gjithë fuqinë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here