Çfarë po ndodh? A do të përsëritet finalja e Championsit?

0

Portieri i Liverpulit, Loris Kerius i është nënshtruar dje një skaneri në kokë, pas përplasjes së tij me kapitenin e Real Madrid dhe Serxhio Ramos, gjatë finales së Champions League. Pas testeve është konstatuar se ai ka pasur një tronditje.

Kerius u përplas me Ramos pas një goditje këndi dhe u shtri në fushë. Kjo ndodhi përpara se ai gabimisht të dorëzonte topin në këmbët e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema, që nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Por gafat e portierit vijuan. Pasi në minutën e 83-të nuk arrin që të ndalë topin pas një goditje nga distanca nga Bejl, edhe pse goditja e tij ishte shumë qendrore. Dje, mjeku i cili bëri kontrollin në “Massachusetts General Hospital” në Boston është shprehur se ka bërë edhe vizita të ngjashme me futbollistë të tjerë në vitet e fundit.

“Në studimin tonë, simptomat kryesor tregojnë se Kerius ka një çrregullim vizual hapësinor që ka ekzistuar dhe ndoshta ka ndodhur pas përplasjes që ka pasur (i referohet kontaktit me Ramos në minutën e 49-të). Gazeta “Bild” ka shtruar pyetjen për një përsëritje të mundshme të finales, por rregullorja lejon se ankesa bëhet 48 orë pas ndeshjes, dhe vetëm nëse ka prova të caktuara

Lini nje pergjigje