ZBULOHEN DOKUMENTAT/ PS kërkon që magjistratët e rinj t’i zgjedh Arta Marku. Si po kthehet reforma në farsë

0

Prej vitesh PS e ka hequr veten në publik si inicuesja dhe partia kryesore që bëri të mundur reformën në drejtësi. Megjithëse të gjithë e dimë historinë më pas, ku në saj të ndërhyrjes së Komisionit të Venecias e më pas vendosmërinë së opozitës dhe kritikave të LSI, PS nuk mundi që në 2016-ën ta kthente tërësisht reformën në një paketë sorosiane për të mundësuar kontrollin e plotë politik mbi sistemin e drejtësisë.

Loading...

E megjithatë përtej kritikave për mënyrën se si po zbatohet reforma në drejtësi, PS mburrej në publik si reformatorja e sistemit. Por pikërisht sot ka dalë në pah farsa e kësaj historie.

Në komisionin e Ligjeve PS ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Në këto ndryshime, vihet re se Partia Socialiste, ka propozuar që për dy vite emërimet e magjistratëve ti bëjë Prokurori i Përgjithshëm ( pra Arta Marku) dhe  KLD. Pra sipas kësaj skeme, magjistratë e rinj do të zgjidhjen  nga Kryeprokurorja e përkohshme që nuk ka bërë as Vettingun e që u zgjodh me pakicë në Parlament. Po ashtu ajo që habi është fakti se PS i jep një shqelm reformës saj të dashur duke rikthyer në fron KLD-në.

Ndërkohë që PD nuk merrte pjesë në Komision, LSI përmes deutetit Nasip Naço, ka qenë tejet i ashpër, ndërsa i është drejtuar mazhorancës që mos ti përziejnë magjistratët e rinj me llumin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një kryprokurore që u zgjodha pa vetting e me pakicë.   “Mos i përzieni këta magjistratë me një pjesë të llumit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do t’ju lutesha përsëri, ju lutem mos e përzieni. Nëqoftëse dikush do të bëjë qokën e radhës e ka gabim që ngatërron reformën në drejtësi. Sepse ju doni t’ia çoni Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po mo zotëri vendet vakante nuk i shpall KLD, dhe prej dy vjetësh e kam parë që nuk e shpall as Tiranën, as Durrësin dhe shpall vetëm Tropojën, për t’i thënë që do të vish në Tiranë, ke punë me mua, ndërtoji marrëdhëniet me mua që të të sjell në Tiranë. Nuk mund të pranoj që në emër të kësaj reforme, të kthehemi përsëri 180 gradë mbrapa, të kthehemi tek këta anëtarë të KLD apo dhe prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që e sollën për dy muaj dhe po vazhdon me muaj dhe me vite që të bëjë emërimin vetëm prokurori i Përgjithshëm. Sepse nuk mund të flasim për Këshillin e Prokurorisë, ka qenë inekzistent”, tha Naço.

Nga ana e saj PS e ka justifikuar nismën me idenë se do të procedohet në bazë të meritës së studentëve apo kandidatëve magjistratë.“Gjithsesi le të mbetemi parimisht që do të ndiqet një parim i meritës së studentëve apo kandidatëve magjistratë në emërimin që do të bëjë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky aktuali që është”, tha Ulsi Manja, kryetyar i Komisionit të Ligjeve e njëkohësisht propozues i projektligjit së bashku me deputeten socialste Klotilda Ferhati.

@STANDARD.AL

Loading...

Lini nje pergjigje