Policia italiane godit trafikun e drogës/ arrestohen dhe 2 shqiptarë

0

Policia italiane ka goditur një grup italo-shqiptar të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë.

Loading...

Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit “Bogota”, që përfshijnë 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës.

Siç raporton La Reppublica, të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Dhjetë persona janë arrestuar me herët gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano – Livorno – Lecce dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasira të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje