Kriza e euros/ Flet eksperti i i ekonomisë, edhe tre muaj….

0
792

Të paktën edhe për 3-4 muajit në vijim euro do të vijojë të jetë i dobët kundrejt lekut shqiptar. Eksperti i ekonomisë, Ardian Civili i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës analizoi shkakun kyresor të zhvlerësimit të monedhës euro.

“Shkaku kryesor është prishja e ekuilibrit ose balancës mes prezencës së euros dhe lekut në treg. E thënë ndryshe oferta monetare ose sasia e eurove në treg është disa qindra milionë euro më e madhe krahasuar me një vit apo 2,3 vjet më parë. Ndërkohë që oferta e lekut jo vetëm që nuk është zgjeruar, por në disa raste dhe është zvogëluar. Në këtë sens edhe paraja si cdo mall tjetër nga kërkesa dhe oferta në treg përcakton dhe vlerën e saj. Në këtë kuptim në gjithë këto muajt e fundit si pasojë e këtij presioni leku është përforcuar dhe euro është debëzuar, deri në nivelet historike të rënies së euros”,tha Civici.

Sipas tij në 3-4 muajit në vijim Shqipëria do të përballet me një bollëk eurosh, për shkak edhe të turistëve të cilët do të vijnë në Shqipëri gjatë muajve të verës.Kemi hyrë në muajin e 7-8 të kësaj tendece rënëse. Parashikimet që janë që dhe për 3-4 muajit në vijim duke iu referuar faktorëve që ndikojnë ne do jemi në një situatë me një euro të dobët në raport me lekun, qoftë si efekt i turizmit kryesisht, ku dihet që mbi 90% e turistëve ose vijnë nga eurozona ose përdorin euron. Pra Shqipëria do të përballet me një bollëk eurosh edhe në muajit që vijin dhe nëse nuk do ketë lëvizje sa i përket ofertës monetare në lek, edhe në muajit në vazhdim ne do kemi një euro të dobët, ndoshta edhe më e dobër sasa kjo që kemi sot.

Eksperti tha gjithashtu se ligjërisht BSH nuk mund të ndërhyrë, por në rast se situata vazhdon e njëjtë dhe ndikon në pasoja direkte, duhet të ndërhyhet me metoda direkte ose indirekte, madje sipas tij qeveria duhet të marrë masa lehtësuese për disa biznese për të cilat vërtetohet dhe verifikohet që po preken direkt nga kursi i këmbimit.

“E parë në një kuptim të përgjithshëm mendoj se është e vështirë që BSH të bëjë një ndërhyrje direkte, pasi që në vitin 1992 në kuadër edhe të marrëveshjes me FMN, Shqipëria ka adoptuar atë që quhet “krusi i lirë i këmbimit në treg”. Pra në objektivat e Bankës së Shqipërisë si bankë qendrore nuk përfshihet objektivi i stablitetit të kursit të këmbimit, siç e ka psh banka e Maqedonisë, apo ajo e Rusisë.  Nga kjo pikëpamje BSH nuk ka detyrim ligjor për të ndërhyrë në kursin e këmbimit. Por nga ana tjetër meqë kursi i kmëbimit tani po bëhet shqetësues, po bëhet afat gjatë dhe mund të hyjë në një trend të qëndrueshëm me gjithë këto pasoja që përmendëm, natyrisht që duhet të ndërhyjet me metoda direkte ose indirekte. Një nga metodat që mund të përdorë BSH është nxitja e qarkullimit monetar dhe rritja e masës monetare të lekut për të ballancuar disi ekuilibrin me euron. Edhe ministria e Financave apo qeveria shqiptare mund të shikojë disa masa lehtësuese ose mbështetëse për disa biznese për të cilat vërtetohet dhe verifikohet që po preken direkt nga kursi i këmbimit. Por ajo që është më e rëndësishme është që po t’i rikthehemi shkakut të bollëkut të euros duhet të kemi parasysh që një pjesë dërmuese të tij vjen nga faktori informal, nga një sasi eurosh që vjen nga burime jo formale që është hedhur në treg” tha eksperti i ekonomisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here