Iu vra motra me thikë nga bashkëshorti/ Vëllai ka përlotur me dedikimin e tij: “Dhe fundi i botës le të jetë unë…”

0

Një ngjarje rëndë ndodhi në 27 maj të këtij viti në Piacenza të Italisë, ku shqiptarja Elsa Tereziu, 52 vjeçe është vrarë me thikë në sy të djalit 17-vjeçar nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti, 56 vjeç.

Loading...

 

 

Pak ditë pas kësaj ngjarje, vëllai i viktimës ka përlotur me dedikimin e tij për humbjen e motrës. Përmes një postimi në Facebook, Leonard Tereziu kujton humbjen e nënës 17 vite më parë si dhe atë të motrës që u vra nga bashkëshorti i saj.

“Mos mendo se të harrova, sot mbushe 17 vjet që na ike nga kjo jetë por kam një dhimbje të madhe që se doja kurrë në këtë jetë. Ti akoma se ke marre vesh përgatitu, se Elcën pranë do ta kesh. Sa herë që ju shikoj kam një mal me përqafime. Sa herë që sju kam pranë jeni thellë në zemrën time. Si rëra e pa fund në shkretëtirë, ju për mua jeni një thesar dhe fundi i botës le të jetë unë do tju dua sa të kem jetë”, shkruan Leonardi.
leo
Ngjarja: 
Gruaja, Elsa Tereziu, 52 vjeçe është qëlluar disa herë me thikë në fyt, të paktën 5 herë sipas të dhënave të para. Trupi i pajetë i saj u gjet në dyshemenë e kuzhinës bashkë me armën e krimit nga policia dhe urgjenca. Burri, ndërsa djali po lajmëronte ndihmën e shpejtë u arratis më këmbë nga banesa por më pas vendosi të dorëzohej në kazermën më të afërt të karabinierëve, atë të rrugës Beverora. Tani është në arrest me akuzën për vrasje me dashje.

Xhevdet Mehmeti punonte si mekanik në një ofiçinë që ndodhej në zonën industriale, por ai po kalonte një periudhë vështirësie. Duket se ai ishte aktualisht i papunë. Familja, e cila jetonte në katin e parë në një ndërtesë me shumë në rrugëne Dante, një rrugë relativisht qendrore në qytet, gjithashtu kishte vështirësi në pagimin e taksave të bashkëpronësisë. Grindja, me thirrjet e dëshpëruara të gruas që është dëgjuar edhe nga fqinjët, nuk duket të ketë qenë një episod i izoluar. Disa muaj më parë, një ambulancë kishte ndërhyrë për të shpëtuar gruan.

Loading...

Lini nje pergjigje