Fidel Ylli bëri të fortin, nuk durova dot kur më përmendi… Luçiano Boçi sqaron gjithçka që mediat nuk mundën…

0
357

Ndërkohë që mbledhja e Komisionit të Medias vijon, deputeti demokrat Luçiano Boçi i cili u përfshi në një debat me tone të larta e fjalë fyese me deputetin socialist Fidel Ylli, sqaroi në një prononcim për “BalkanWeb” gjithçka që mediat nuk mundën të fokusonin.

Sipas tij, ndonëse ishte pa mikrofon ai iu përgjigj me të “njejtën monedhë” socialistit Fidel Ylli, i cili sipas tij kishte ardhur të bënte të fortin dhe kishte një skenar të qartë të parapërgatitur.

 

“Në momentin që ai na etiketoi jeni vrasës, nuk durova dot, aty kundërshtia ime ishte e fortë. Ia ktheva duke thënë se jeni ju të tillë, por nuk e priti mirë. Më erdhi keq që isha pa mikrofon. Ai mori pozicionin e të fortit, e ndjen vetën shumë të fuqishëm dhe për të këto mund të cilësohen si gjëra të zakonshme”,- tha Boçi për “BalkanWeb”.

Demokrati tha se e gjithë kjo situatë u krijua për të shmangur vëmendjen nga çështja. “Ishte i parapërgatitur ai, kishte ardhur me kopjen e gazetës, iu referua gazetës për të nervozuar mbledhjen për ta nxjerrë nga fokusi”,- shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here