Ukraina shkatërron Shqipërinë për 45 minuta, kuqezinjtë në… (VIDEO)

0

Ukraina shkatërron Shqipërinë për 45 minuta. Kombëtarja e drejtuar nga Andri Shevçenko ka fituar 3-0 pjesën e parë ndaj kuqezinjve tanë.

Loading...

Në minutën e 31-të, pas shumë rasteve të shpërdoruara, Jamolenko gjen mjaft mirë në hyrje të zonës, Konopjanka, i cili godet mjaft mirë me të djathtën, duke mposhtur portierin Berisha.  Pas 6 minutash do të ishte Jarmolenko që dhuron spektakël në zonë, duke shmangur disa nga mbrojtësit tanë dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, Jarmolenko shënon edhe golin e dytë personal, duke i dhënë një goditje të rëndë Kombëtares sonë, teksa Panuçi ka për detyrë për të dhënë këshilla për lojtarët e tij që të kthehen në një formë tjetër në fraksionin e dytë. /Koha Jonë/


Loading...

Lini nje pergjigje