Vasili me ton të ashpër: Taksa e 3% kaloi pa transparencë, votuan vetëm…

0
268

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Vision Plus është shprehur se ligji që i merr me detyrim ndërtuesit 3 % të objektit për t’ia kaluar shtresave në nevojë është miratuar në mungesë të plotë transparence.

Nuk e kam drejtuar unë atë mbledhje. Kanë qenë ditët kur jepej rekomandimi për hapjen e negociatave. Një pjesë e deputeteve anëtarë të komisionit tonë ishin pjesë e komisionit të integrimit. Nënkryetarja Spiropali mblodhi disa prej deputeteve të mazhorancës dhe miratoi këtë katrahurë, që është antikushtetuese, pasi i rrëmben pronën dikujt për t’ja dhënë dikujt tjetër”– shprehet Vasili.

Sipas Vasilit ligji ka kaluar në disa etapa dhe ka zgjatur disa muaj, pasi ai u bllokua për një kohë të gjatë në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në atë të Çështjeve Sociale.

“Përsëris qëndrimin tim që kjo është një takse e re për të gjithë shqiptarët. Madje terminologjia e përdorur në ligj si “dhurim” është qesharake, pasi nuk mund të quhet dhurim, në një kohë kur nëse  ndërtuesi refuzon ta japë këtë sasi sipërfaqeje, nuk i jepet leja e ndërtimit nga bashkia.”

Mbi këtë ligj ka reaguar fort i gjithë komuniteti i biznesit, i cili jo vetëm e konsideron atë si një rritje të kostove në sektorin e ndërtimit, por efekti që ai do të japë është bllokimi i tregut. Falë kësaj takse çmimet parashikohen të rriten ndjeshëm, gjë që do të sjellë një paralizim të shitjeve të apartamenteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here