“One Kiss” e Dua Lipës rekord në Britani

0
149

Si asnjë artiste tjetër më herët, Dua ka arritur që për të shtatën javë të qëndrojë në krye të top listës britanike.

Për më shumë ajo me projektin e saj me Calvin Harris ka thyer kështu edhe rekord hsitorik, teksa këtë kënaqësi ajo ek a shprehur në rrjetin social Instagram.

“7 jam në qiell, 7 javë në vendin e parë. E pabesueshme unë i kam thënë Calvin Harrisit se dua që ky projekt të jetë më i gjati i tij në top listë dhe shikoni këtë që ka ndodhur”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.

Dua Lipa projektin me Calvin Harris e realizoi në mesin e shumë pritjeve për superhit botëror.

Por, këtij projekti ju nevojit pak kohë për të pasur sukses global, i cili kulmoi me performancë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dua pritet të vazhdojë me projekte tjera ku është e ftuar nëpër albume të artistëve të ndryshëm pasi lansoi albumin e saj vitin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here