Standard.al

Në sitën e Vettingut prokurori i Tahirit. Ja pasuria që ka deklaruar…

0

Ditën e martë në orën 11:30, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë në seancë dëgjimore prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ky i fundit është edhe një ndër prokurorët që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës, që është bashkuar më atë të ish-ministrit, si dhe ndiqte procedimin penal për llogari të Shqipërisë, të financierit të Habilajve, Nezar Seitit, i cili u ekstradua në janar të këtij viti mes shumë polemikash. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, Dritan Prençi ka deklaruar ndër vite një pasuri modeste.

Kështu, sipas të dhënave të “Open Spending Albania”, Prençi ka deklaruar në ILDKPKI se në vitin 2008 është bërë pronar i një apartamenti banimi 78 metra katrorë në Tiranë, i cili është blerë atë vit në shumën 31,204 euro me kredi bankare. Në vitin 2011, Prençi ka deklaruar se ka marrë edhe hipotekën e apartamentit.

Gjithashtu, atë vit Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit Dritan Prençi. Ai ka deklaruar edhe një kredi tjetër me interes 3 për qind, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej 96 muajsh.

Ai ka paguar thuajse 30 % të vlerës së saj deri më tani. Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.