Kuksiani tenton të vrasë me automatik të dashurin e gruas, ai e keqtrajtonte dhe shfrytëzonte…

0
115

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23 vjeçare.

Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike.

“Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K”, sqaron policia.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat  në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj,  u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here