Policët “rrethojnë bishën”, kush është pasaniku i ri i Tiranës që u gjobit?

0
445

Belind Luli është djali i një prej biznesmenëve më të pasur në vend. I riu, i cili ka studiuar në Angli është djali i biznesmenit të ndërtimit, Mark Luli.

Ai është vetëm 30 vjeç dhe fama e tij në rrjetet sociale ka kapur majën. Kjo për shkak se reklamon herë pas herë automjete të shtrenjta të tipeve të ndryshme.

Luli posedon një “Rolls Royce” të bardhë, një “Bentley”, një “Range Rover” dhe disa automjete të tjera super të shtrenjta.

Ai posedon gjithashtu dy mjete luksoze të tipit “Lamborghini” dhe ditët e fundit e ka pasuruar koleksionin e tij të makinave të shtrenjta me një “Huracan” ngjyrë portokalli me vlerë përafërsisht 200 mijë euro.

Këtë radhë djali pasanik është vënë nën shënjestrën e policisë pasi ka parkuar bishën e tij luksoze në vend të gabuar.

Një tufë me policë e kanë rrethuar mjetin e shtrenjtë, por nuk dihet sa e kanë gjobitur…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here