Paketë fiskale apo shkarravinë fiskale e qeverisë?!

0

Këto ditët e fundit është prezantuar në vija të trasha përmbajtja e ndryshimeve ligjore që do të përfshihet në Paketën Fiskale 2019, që po përgatitet që tani nga qeveria Rama, me synimin e qartë për të ndikuar tek bizneset në kuadër të vitit elektoral. Në këtë Paketë duket se janë përfshirë disa incentiva po lehtësime nga taksat, që do të shërbente si mbulim për qëllimet e vërteta të ndryshimit të rregullave në fushën e taksave. Por hiletë e qeverisë nuk mund t’i shpëtojnë syrit të ekspertëve.   Sipas Panajot Sokos, ekspert ekonomist, Paketa fsheh shumë momente të errta. Sipas tij, duhet ndarë propozimi për uljen e tatim fitimit për fashën deri 14 milionë, nga propozimi për uljen e tatim fitimit për bashkimet fermerë dhe propozimet për fermat e agroturizmit.

Loading...

Që ta nisim me fashën deri në 14 milionë, cila është logjika që qëndron pas uljes së tatim fitimit për fashën deri ne 14 milionë lekë, kur ende nuk i është tharë boja uljes së fashës së hyrjes në TVSH në 2 milionë lekë që u bë në fillim të vitit, pyet ai? A ka një logjikë, apo tashmë çdo gjë e drejtojnë sondazhet dhe çdo gje po bëhet vetëm në funksion të imazhit, pa pyetur fare për pasojat?

Përpara 5 muajsh qeveria miratoi një ligj që, nëpërmjet futjes në skemën e TVSH-së, detyronte një grup prej 11 mijë biznesesh që të paguanin 5%-20% të xhiros si taksë e shtuar në shtet, ndërsa sot propozohet një ligj që ul tatim fitimin për 10 mijë biznese të tjeraa. Pse? Çfarë kanë këto 10 mijë biznese që përfitojnë  ndryshe nga ato që u penalizuan 5 muaj më parë? Politika fiskale e një qeverie është si ato figurinat me pika tek fletoret e vizatimit të fëmijëve, që kur bashkon pikat del një figurë e qartë dhe me sens, psh një kalë apo një delfin. Krahasimisht edhe qeveria, me propozimet e saj në çdo periudhë fiskale, bashkon pikat një nga një dhe në fund të mandatit gjithkush arrin të dallojë qartë logjikën që qëndron pas filozofisë fiskale që ajo ndjek.

Por në rastin e qeverisë sonë, figura që del pasi ke bashkuar gjithë pikat është një non-sens që s’ka asnjë kuptim. Në fillim rrit taksat, pastaj shton procedurat, pastaj i heq prapë procedurat, pastaj rrit gjobat,më pas i ul gjobat, pastaj rrit prapë taksat, më vonë i ul ato kur sapo i ka rritur prape. Një gjë pa kuptim e as logjikë. Tamam si trajektorja e ecjes së një fëmije 1 vjeç që sapo është ngritur në këmbë që endet kuturu jo sepse ka në plan të shkojë diku, por thjesht se ka zbuluar dy zgjatime në fund të trupit (që quhen këmbë) dhe thjesht kënaqet duke i vënë në punë. Kjo nismë vetëm ekonominë që nuk ka pasur parasysh kur u propozua, vijon Soko. Mund të kenë qënë faktorë të tjerë që u patën në mendje, si elektoral, publicitet, imazh e të tjera. Ndërsa përsa i përket propozimit për lehtësirat e propozuara për bashkimet e fermerëve, ai mendon se, të vazhdosh të asistosh bujqësinë vetëm me lehtësira fiskale dhe të presësh që ajo të ndryshojë, është si përkufizimi i Einstein-it për idiotësinë, të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat të ndryshëm.

Kemi 20 vjet që bujqësisë i atribuojmë vetëm benefite fiskale, ulje taksash doganore, ulje akcizash për naftën, akordim grantesh, etj, dhe ajo ka mbetur po njëlloj, përse duhet të ndryshojë tani që po ulim tatim fitimin? Natyrisht që nuk do të ndyshojë asgjë. Bujqësia nuk ka nevojë për stimuj fiskalë, por për infrastrukturë tregëtare. Ka nevojë për hallkën që mungon që do të lidhte prodhimin bujqësor me dyqanin dhe supermarketin, që mos përfundojë prodhimi në kanal siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Do të ndihmosh bujqësinë, krijo hallkën e ndërmjetme që i garantosh shitjen e produktit, të tjerat janë si të rrahësh ujë në hava. E vetmja nismë që duhet përkrahur, sipas tij, është nisma për të lehtësuar fiskalisht mikrofermat e agroturizmit, pasi e vlerësoj si një nismë që vërtet do të impaktojë nivelin e investimeve në këtë fushë me goxha potencial. Lehtësimi nga barra fiskale do të rriste investimet dhe do të përmirësonte parametrat cilësorë dhe sasiorë të shërbimit.

Loading...

Lini nje pergjigje