Nënkryetari i LRI: Nuk mund dhe nuk do ta dua kurrë autokracinë…

0
166

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve ka reaguar në facebook nënkryetari i LRI-së Klevi Pojani duke theksuar nevojen qe kane sot femijet  për mbrojtjen nga dhuna, për mbrojtjen nga bulizmi, për të rritur sigurinë në shkolla dhe komunitet, për të minimizuar diskriminimin dhe përjashtimin social dhe mbi të gjitha për të ndërtuar bashkarisht platforma.

Postimi i plotë:

Të gjithë atyre që zgjedhin të mbrojnë të keqen!

Sot është një ditë e veçantë dhe do preferoja që pastërtinë që dhurojnë fëmijët me festën e tyre, të mos e bënte pis asnjë deklaratë politike.
Sot ne të rinjtë e forumeve rinore, pa asnjë dallim politik, duhet të ishim mbledhur për të diskutuar çfarë mund dhe duhet të bëjmë për fëmijët shqiptarë.
Për respektimin e të drejtave të tyre, për përfaqësimin e tyre, për mbrojtjen nga dhuna, për mbrojtjen nga bulizmi, për të rritur sigurinë në shkolla dhe komunitet, për të minimizuar diskriminimin dhe përjashtimin social dhe mbi të gjitha për të ndërtuar bashkarisht platforma dhe nisma që do t’i ofrojnë fëmijëve shqiptarë një të ardhme më të mirë.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe ne që këtu jemi të gjithë gabim, por panvarësisht kësaj, ka disa që zgjedhin ti shtojnë gabimet e tyre, duke marrë në mbrojtje të keqen.
Të marrësh sot në mbrojtje qeverinë duke sulmuar të rinjtë shqiptarë që protestojnë në mënyrë demokratike dhe qytetare padiskutim do të thotë të jesh në anën e gabuar.
Të zgjedhësh ata që mbollë varfërinë, krimin, konçensionet, drogën, papunësinë dhe largimin nga vendi të shqiptarëve do të thotë ta kesh humbur fillin e të jesh thjesht një militant që s’do ta shikosh të vërtetën.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të rinjtë të proçedohen penalisht, të kërcënohen dhe të dhunohen vetëm pse zgjedhin të protestojnë kundër keqqeverisjes së vendit të tyre.
Kjo nuk është vetëm antidemokratike por kjo është cënim i drejtpërdrejtë i lirisë.
Sot ne po akuzohemi si penguesit e integrimit europian dhe sinqerisht unë nuk e di a duhet të qaj apo duhet të qesh kur e dëgjoj këtë çmenduri.
Me sa pare mend dikush mund ti nxjerrë këto fjalë nga goja, me çfarë guximi mundesh ti injorosh kaq shumë europianët dhe shqiptarët duke i thënë se pengesa është opozita dhe rinia që proteston.
Unë jam një nga ata të rinjë që me bindjet, parimet dhe vlerat nuk bëj kompromis dhe jam proçeduar pse zgjodha ti them jo keqqeverisjes dhe arrogancës së pushtetit.
Unë nuk kam frikë ti them gjërat siç janë sepse mbështetem mbi të vërtetën, madje do ta them të vërtetën ashtu siç është, dhe kur nesër ata që sot flasin kundër nesh të jenë duke protestuar.
Une e dua integrim europian dhe e dua Shqipërinë si e gjithë europa.
I dua të rinjtë shqiptarë të mirëedukuar dhe me vende pune duke e ndërtuar të nesërmen e tyre këtu në vendin tonë.
E dua të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë por nuk mund ta dua të keqen.
Nuk mund dhe nuk do ta dua kurrë autokracinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here