Ja si Habilajt fituan tendera shtetërore/ Del jashtë funksionit faqja e QKB-së…

0
336

Faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka dalë jashtë funksionit.

Faqja ku ndodhen të dhënat e bizneseve që veprojnë në vend dhe tenderat e fituar prej tyre nuk është në gjendje pune dhe sipas Partisë Demokratike shkak për këtë është bërë lajmi i dalë në media se Habilajt kishin fituar disa tendera shtetërorë pak kohë më parë.

Denoncimi ka ardhur nga departamenti antikorrupsion i Partisë Demokratike.

“Departamenti Antikorrupsion i PD denoncon mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit të  lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë pak kohë më parë” – thuhet në njoftimin e Departamentit të Antikorrupsionit PD.

Denoncimi se Habilajt kishin fituar tendera shtetërorë u bë tek faqja Nisma#Thurje në Facebook ku një qytetar kishte dërguar një kopje të regjistrit të QKB-së ku rezultonte se kompania AMF, kishte fituar disa tendera shtetërorë.

Sipas denoncuesit, akronimi AMF është shkurtimi për Artan, Moisi e Florian Habilaj.

Denoncimi te Nisma#Thurje

Pershendetje Nisma. Shikoni sesa thelle jane futur Habilajt brenda pushtetit te Rilindjes. Ky eshte tender i Spitalit te Vlores per karburant qe e ka fituar nje nga firmat e Habilajve me administrator Artan Habilaj. Emri AMF eshte akronim i tre vellezerve Artan, Moisi dhe Florian.
Dhe po ta shikosh kjo firme fillimisht ka qene per tregeti ushqimore, po meqe do merrte tenderin e vuri dhe tregeti hidrokarburesh tek aktiviteti.

Prandaj mos shikoni vetem ne siperfaqe. Ketu familjet jane futur thelle deri ne damaret e shtetit. Shtetit tone qe kur proteston te fut ne burg,kur merresh me droge te jep tendera..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here