Gratë apo burrat kanë nevojë për më shumë gjumë?

0
176

Burrat dhe gratë janë të ndryshëm për sa i përket gjumit.

Gratë duhet të flenë 20 minuta më shumë se burrat, për shkak të trurit të tyre që bën shumë gjëra njëherësh, pra duke kryer shumë veprime në të njëjtën kohë.

Këtë përfundim e kanë arritur shkencëtarë të Universitetit Duke në Karolinën e Veriut në SHBA. Studimi tregon se femrat kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi pasi lodhen më shumë gjatë ditës duke qenë të mbingarkuara me disa punë, çka lodh edhe trurin e tyre.

Të mos flesh mjaftueshëm apo të kalosh një natë pa gjumë cilësor ndikon negativisht në gjendjen e humorit të femrave, madje mund të çojë deri në gjendje melankolie dhe depresioni, thuhet në studim. Sa më shumë përdoret truri gjatë ditës aq më shumë do të ketë nevojë për pushim gjatë natës. Femrat, për shkak të kryerjes së shumë punëve në të njëjtën kohë që i përcakton ato si “multitasking”, kanë nevojë për një kohë rikuperimi më të madhe, gjë që lidhet me nevojën fizike për të fjetur për një kohë më të gjatë se sa meshkujt.

Sipas studiuesve, meshkujt kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi se normalja vetëm nëse kanë profesione të lodhshme dhe kanë përgjegjësi në punën tyre, që u shton stresin. Gjumi i natës për femrat, por jo vetëm, është vendimtar pasi i krijon mundësi trurit të rimarrë energjitë e humbura gjatë ditës. Të mos bësh një pushim të përshtatshëm të krijon shumë probleme fizike, madje ndikon edhe në plakjen më të shpejtë.

Të ulësh numrin e orëve kushtuar gjumit është e dëmshme si për fizikun ashtu dhe për psikikën e njeriut, shkruan bota.al. Përveç se humbasin përqendrimin, njerëzit që flenë pak dhe jo mirë mund të preken nga patologji të ndryshme, ndër të cilat dhe ato të sistemit kardiak.

Gjumi mund të favorizohet pasi të keni ngrënë një darkë të lehtë dhe të tretshme, duke shmangur veprimtaritë fizike para fjetjes. Të gjithëve u pëlqen një gjumë i mirë, që të zgjohesh në mëngjes plot energji për të kryer lehtësisht punët e ditës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here