Basha takim urgjent me drejtuesit kryesor të PD, çfarë po ndodh??

0
284

Pas lajmit se Lulzim Basha dhe familja e tij janë duke u mbajtur nën survejim nga policia, me urdhër të Fatmir Xhafajt, ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të opozitës.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Fatmir Xhafaj ka urdhëruar struktura të caktuara të policisë që të mbajnë në vëzhgim  Bashën dhe familjen e tij, që prej plasjes së skandalit të trafikut të drogës nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here