Skandali i radhës/ Ja si po shkatërrohet Bypass-i i Fierit pa u ndërtuar ende…

0
193

“Bypass”-i i Fierit duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë.
Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta. Por, çdo gjë ka mbetur në mes. Punës së kryer deri tani i ka mbirë bari, ndërkohë që të gjitha afatet kanë skaduar. Se kur do të përfundojë kjo rrugë nuk dihet, ndërsa shkojnë dëm dhjetra milionë euro.

Ndërprerja e punimeve ka sjellë edhe shkatërrimin e “bypass”-it në disa pjesë të tij nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë prerë dhe vjedhur hekurin e betonit në veprat e artit.

Vetëm 55% e punimeve për “bypass”-in e Fierit janë kryer dhe punimet u ndërprenë që kur u prish kontrata me kompaninë italiane “Serenisima”, për mospërmbushje të detyrimeve.

Procedurat e tenderimit kanë rinisur, por ende nuk është përzgjedhur firma që do të vazhdojë punimet në projektin ku financuesi kryesor është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pasojat i ndjejnë edhe banorët që kanë tokat bujqësore përgjatë “bypass”-it, të cilët hasin vështirësi në transportimin e prodhimeve bujqësore.

Përveç dëmeve që po pëson pjesa e përfunduar, ndërprerja e punimeve u pasua edhe nga protestat e punëtorëve për pagat që ende nuk i kanë marrë. Ashtu siç kanë protestuar për shpronësime me standard të dyfishtë edhe pronarët e tokave ku kalon “bypass”-i.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here