‘Kom pas respekt për ty, po të përkrahësh fikun…’, Valbona Selimllari bën ‘sherr’ me komentuesin

0
1264

Valbona Selimllari është një nga ish-miset dhe figurat publike shumë të pëlqyera në vendin tonë, mirëpo duket se angazhimi krah Erion Veliajt në politikë, nuk iu ka pëlqyer të gjithëve.

Një komentues ka replikuar ashpër me të duke thënë se e ka humbur respektin, për shkak të angazhimit të saj krah kryebashkiaskut Veliaj, në reklamimin e fasadave.

Debati:

Komentuesi: Kom pas respekt per ty, po te perkrahesh fikun, i bie qe po perkrah super mashtrusin global.

Selimllari: Petrit problemi yne me i madhe eshte se nuk dime te vlersojme e te jemi mirnjohes per gjithcka te mire qe na ndodh????. Nese respekti yt per mua tundet se une jam mirnjohese, dhe vlersoj.. nuk me vjen keq qe e humb. Per fatin tend te mire dhe ti je pjese e ketij komuniteti dhe do i shijosh njesoj te mirat e perbashketa. Ndoshta me vone do i kuptosh ku qendron vertet vlera???? Kalo mire.

Të perkrahesh te miren eshtë dicka e keqe e te perkrahesh te keqen esht diçka e mire sipas jush?…Po shohim qe çdo dite e me shum Tirana po ecen me ritme te larta…pastaj varet ne çfare kendveshtrimi e shikon secili prej nesh.

Komentuesi: Te kam ndjekur me vite, dhe te vlersoj si njeri me kemb ne toke dhe modeste. Por tani duhet te flasim drejt, une jetoj jasht shqiperise per momentin, dhe kur flas me njerz ne shqiperi dhe thone, SKEMI BUK TE HAME! me vjen neveri per cdo gje tje qe behet siperfaqsore.

Njerezit duan pune, rroga te mira, duan vemendje shtresat ne nevoj, duan ti ndimosh duke i’u ardhur ne ndihme praktikisht dhe jo me shfaqje televizive. Fasadat nuk kan bere nje shtet te forte ekonomikisht!

Selimllari: Petrit e dini ju se sa qendra sociale ka qe kujdesen per njrzit ne nevoj… mesa kuptoj nuk ke informacion, Une nuk dua fare tju imponohem por mendoj vertet qe duhet te fillojme ti vleresojme gjerat. Kalo bukur shoku

Komentuesi: Une nuk bej propogand une flas realitetin mjeran te vendit tone! Realitetin ku njoh qindra familje qe nuk kane mundesi te kalojne muajn me ushqime, nuk kane mundesi te paguajn ujn, dritat. Njoh njerz qe jane detyruar te lejn vendin, familjen nga vdekja totale e shpreses.

Kam levizur ne Europe, bote dhe nuk kam pare kurre qe njerzit e ashtequajtur “njerz publik” te jene perkrahes te partive, por vetem larg tyre dhe kritik te ashper ndaj tyre. Nuk ka me shpres ne ate vend, ku rroga eshte 150 mij lek dhe kryetaret dhe politika e gjitha ne majen e luksit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here