INTERVISTA/ Kryemadhi: Rama po ndjen se brenda PS-së çdo ditë e më shumë po i krijohen konflikte

0

Znj. Kryemadhi, protesta nisi si një gjë e madhe por përfundoi me kryetarin e opozitës që tërhoqi protestuesit që të mos e dëmtonin objektin e Ministrisë së Brendshme. Aksioni juaj politik duhet pak i zbehtë. Cili është komenti juaj?

Loading...

Komenti im është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë: mua më vjen shumë mirë që edhe media dhe mazhoranca janë të shqetësuar për angazhimin e opozyës. Kjo do të thotë që opozita po e merr veten çdo ditë e më shumë dhe po kthehet në një shqetësim për mazhorancën e cila përfaqëson trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Ju thatë pak më parë që jemi në kërkim të vetvetes. Opozita nuk është në kërkim të vetvetes por është prezentë. Është një nga institucionet që po qëndron duke pasur parasysh edhe represionin e jashtëzakonshëm që bëhet nga mazhoranca e krimit të organizuar, qoftë më indimitidimin e opozitës apo edhe me dezinformimin dhe manipulimin e opinion publik rreth opozitës. Po të shikojmë, një nga problemet më të mëdha që kanë mediat shqiptare sot është se ku është opozita. Faktikisht kemi një opozitë që është prezentë, që denoncon, që flet, që nuk bojkoton dhe as nuk i bie bilbilit. Por mundohet që me ato pak mundësi që i lë represioni i krimit të organizuar që ka uzurpuar institucionet, policinë, prokurorinë, gjykatat etj, të jete prezente. Unë mund t’ju them që ju duhet të pyesni se çfarë po bën qeveria për tu dhënë shqiptarëve shansin për të jetuar në vendin e  tyre dhe jo për të mos u larguar. Duket sikur keni vetëm hallin e opozitës. Po hallin e mazhorancës që ka uzurpuar dhe ka pushtuar të gjithë institucionet shqiptare?

Çfarë realizoi opozita me mitingun dhe cili është aksioni politik i juaj?

Që ditën e shtunë dhe deri më sot ju merreni me aksionin e opozitës. Protesta e ka arritur qëllimin përderisa në të gjitha ekranet e juaja flasin për protestën.  E gjithë media ka folur për protestën dhe aksionin e opozitës. Protesta e ka arritur qëllimin e saj. Dhe sot kemi absurdin më të madh me  mazhorancën që bojkoton parlamentin dhe opozita që rri në Kuvend.

Edi Rama i mori deputetët e vetë, doli jashtë dhe iku.

Ju e njihni Edi Ramën njësoj siç e njoh unë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë është Edi Rama dhe çfarë përfaqëson Edi Rama. Edi Rama mbasi uzurpoi dhe rrëmbeu institucionet e shtetit shqiptar tashmë nuk i bëhet më vonë, as për shqiptarët, as për partinë e vetë, as për ekonominë, as për sigurinë.

Atij nuk i bëhet vonë as për opozitën, këtu është dhe shqetësimi im si gazetar.

As nuk duam ne t’i bëhet vonë Edi Ramës për opozitën, sepse Edi Rama nuk e ka konsideruar ndonjëherë opozitën. Problemi nuk qëndron për Edi Ramën, sepse Edi Rama do iki dhe do iki siç kanë ikur të gjithë dikatorët, por ai do iki si diktator që ka përfaqësuar krimin e organizuar në Shqipëri. Veprimet e tij janë veprime që tregojnë frikë, sepse ai po të ishte trim dhe po të ndihej i sigurtë do qëndronte në sallë. Veprimet e menjëhershme pas zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme në 18 dhjetor, ne po shikojmë që ai po bën veprime që tregojnë frikën që ka brenda vetes së tij. Përveç frikës, veprimet e tij tregojnë dhe që është vetëm. Sepse largimi i tij nga salla e Kuvendit është që ai ka ngelur vetëm dhe mbrohet nga disa kone, të cilat lehin për t’i krijuar një zhurmë rreth e qark figurës “madhështore” të tij, që ai është munduar me shumë mundime për ta ngritur dhe me shumë para për të krijuar imazhin e një lideri të madh ndërkombëtar, që do zgjidhi çështjen e Gjirit Persik. Por ka një problem tjetër me të. Problemi i Edi Ramës nuk është çështje e opozitës. Problemi i Edi Ramës është problemi që ai ndjen brenda Partisë Socialiste, sepse çdo ditë e më shumë atij po i krijohen probleme dhe konflikte, për shkak të shpërndarjes së pushtetit, sepse tashmë tepsinë, kusinë, çorbën, të gjitha i ka vetë.

Dmth ju keni mendimin që ai mund të rrëzohet edhe nga brenda?

Jo, jo atë do ta rrëzojë populli, se nga brenda s’ka kush ta rrëzojë atë.

Pra ju e keni mendimin se ai e ka problemin brenda….

Jo jo atë do ta rrëzojë populli se nga brenda s ka kush ta rrëzojë atë. Nga brenda çdo deputet që do t’i ngrejë krye do t’i çojë kriminelin te shpia që do t’i kërcënojë fëmijët e gruan dhe familjen. Për atë punë derisa të gjejë ndonjë hundëlesh ndonjë ditë e mos ta pyesi më fare. Por problemi i Edi Ramës është një problem i cili ai çdo ditë dhe më shumë po mundohet të hartojë apo dhe të manipulojë nëpërmjet makinerisë së propagandës së tij sikur problemi më i madh që qenka këtu qenka opozita. Jo nuk është problemi opozita sepse po ta kishte opozitën kaq po themi të dobët siç e quan ai që për këtë opozitë rri 1000 vjet në pushtet, çfarë problemi ka atëherë? Le të merret me opozitën, le të rrijë në sallë, le të diskutojë, le të vazhdojë investimet e tij, le të vazhdojë të bëjë lobimin me të gjitha këto kompanitë që paguan me miliona euro nga taksat e buxhetit shqiptar.

 

 Zonja Kryemadhi, çfarë është më tej aksioni juaj politik?

Aksioni jonë politik do vazhdojë çdo ditë duke filluar që nga ju i pari Z. Rakipi, për tu përfshirë.

 

Sepse pas disa ditësh fillon kampionati botëror, nxehet moti e të gjitha, ça është aksioni politik i opozitës…

Është gjë shumë e mirë kjo. Sepse njerëzit duke parë ndeshjet e kampionatit do të kuptojnë që dikur pinin nga 10 birra duke parë një ndeshje, tani mezi do pijnë një birrë. Se skanë para në xhep sepse të gjitha i ka mbledhur Edi Rama. Kështu që mos u shqetëso do të jetë një situatë komplet tjetër. Nga ana tjetër ka një problem të madh. Në fakt ne qeshim por është edhe për të qarë nga ana tjetër ai kaproblemin më të madh që nuk do të ketë më mundësi për të paguar pagat për mësuesit, për mjekët. për infermierët, për punonjësit e administratës. Ndërkohë nga ana tjetër do të përballet me presionin e komunitetit ndërkombëtar për sa i përket reformave që ai duhet të vazhdojë sepse deri dje e dëgjonim sesi trumpetonte reformën në drejtësi por sot kemi Komunitetin Europian i cili i ka vendosur kushtet themelore jo vetëm reformën në drejtësi për të cilën po kërkojnë hetimin e emërimeve në drejtësi që nga shtatori dhe sidomos emërimet pas emërimit të prokurores së përgjithshme do të shikojmë që është shtuar edhe një kusht tjetër që është reforma zgjedhore. Që deri më sot reformën zgjedhore ne nuk e kemi pasur asnjëherë pjesë të kushteve nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave.

 

 Pra aksioni juaj do të intensifikohet…

Po sigurisht që do të intensifikohet. A i mbani mend shqiptarët në shtator si ishin të hutuar? A ishin të hutuar? Kush guxonte të flistë kundër Edi Ramës? Sot po të dalësh në rrugët e Tiranës do shikosh që njerëzit ulërasin, shfryjnë dhe mallkojnë. Ka një problem. Problemi është që Edi Rama përveç se ka intimiduar dhe uzurpuar të gjithë rrjetin mediatik, 100% por intimidimi që ju bën mediave ose kompromentimi që ju bën mediave, pronarëve të mediave me tendera. E dini ju që shqiptarët sot do paguajnë edhe nga 10 dollarë të tjera për televizion, sepse këto para ai do ti shpërndajë nëpër televizione kombëtare dhe jo kombëtare, në mënyrë të tillë që të mbajë dhe televizionet, të cilët informojnë publikun. Po pse normale ju duket juve kjo? Kjo është jo skandal, kjo është super skandal. Dhe faktikisht nuk guxon njeri të flasi për këtë.

 Ju do të jeni në koalicion me PD-në, për zgjedhjet lokale? 

Zoti Rakipi tju them diçka. Ne jemi në front kundër krimit të organizuar që ka përfaqësuesin e tij Edi Ramën, dhe Edi Rama përfaqëson çdo segment.

Pra nuk do jeni në zgjedhjet lokale me Edi Ramën. Por me Erion Veliajn më kanë thënë që do jenë.

Po më mirë të ikim në shtëpi. Po kush të ka thënë ty që do jemi me Erion Veliajn? Erion Veliaj u këput duke blerë këshilltarët e LSI-së dhe tani duan të ikin prapë, se thonë na mashtruan. Na thanë do ju bëjmë këtë e do ju bëjmë atë, tani I kanë lënë prapë rrugëve. Dhe të sqaroj diçka për zgjedhjet lokale. Do tju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion I së majtës. Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte edhe LSI. Tani nuk po them për të gjithë votat e LSI-së të 2017, por gjysmat e tyre, ra Bashkia e Fierit. Bashkinë e Patosit e kanë fituar me 300-400 vota bashkë me LSI-në. Nuk po të them lëvizi gjithë votat e LSI-së nga Patozi, por gjysmat e atyre, iku dhe Bashkia e Patozit. Roskovecin e kanë fituar me 600 vota bashkë me LSI-në, hiqi gjysmat e votave që ka fituar LSI në Roskovec në 2017-ën, ra dhe bashkia e Roskovecit. Po kështu dhe Bashkia e Lushnjes, po kështu dhe bashkia e Divjakës. Pra konkluzioni është, LSI, Partia Demokratike dhe të gjitha partitë e tjera të Frontit Opozitar, komunistë, demokratë, ballistë, legalistë se këtu nuk është çështje ideologjie, këtu është çështje fronti kundër krimit dhe kundër drogës, kundër varfërisë së shqiptarëve, të cilët po I kthejnë shqiptarët në skllevër të krimit të organizuar, po I kthejnë shqiptarët në emigrantë në vendin e tyre. Ska më këtu bindje politike. Këtu është një front I përbashkët kundër të keqës më të madhe, që ka një emër Edi Rama krimi I organizuar. Prandaj ky front pa dallim feje, ideje dhe krahine, ka vetëm një qëllim. Të rrëzohet Edi Rama, sepse ai nuk përfaqëson gjë tjetër, por përfaqëson atë strukturë kriminale që jo vetëm varfëroi Shqipërinë, por i bëri shqiptarët të ngrihen zgubthi nga vendi I tyre. Dhe më e tmershmja kush është që ky njeri i konsideron edhe shqiptarët , edhe ju gazetarët, edhe Partinë Socialiste dekorin e pikturës së tij.

 

Tepaekspozuarit/ Top Channel

 

Loading...

Lini nje pergjigje