Oferta 45 mln euro në sezon tek Parisi, por mamaja e Ronaldos refuzon: Ja ku do më pëlqente im bir

0

Zërat e merkatos po e largojnë çdo ditë e më shumë Ronaldon nga Reali i Madridit. Siç raporton “AS”, portugezit i është ofruar një pagë prej 45 milionë eurosh në sezon tek ekipi i PSG. Gjithsesi, edhe pse presidenti Al Kelaifi është gati t’ia ofrojë këtë shumë Ronaldos, ekzistojnë dy pengesa.

Loading...

Pikë së pari, problem është klauzola për prishjen e kontratës me madrilenët, prej plot një miliard eurosh, teksa Parisi do të ishte i gatshëm të paguante vetëm 150 mln euro. Nga ana tjetër është edhe problemi i “fair play”-t financiar të UEFA-s, organit qeverisës të futbollit europian, që po heton mundësinë e një “dopingu” sponsorizimesh te klubi parizien.

Por, një tjetër pengesë mban emrin e nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro. E pyetur nga “SFR Sport”, ajo ka thënë se nuk do kundërshtonte një kontratë me PSG për të birin e tij, edhe pse më shumë do i pëlqente të rikthehej në Mançester.

Loading...

Lini nje pergjigje