Gjyshja dënohet me burg të përjetshëm për drogë, Kardashian “takon” Trump për lirimin e saj

0
261

Kim Kardashian West do të takojë presidentin Trump për të vijuar me kërkesën e saj për lirimin e gjyshes që dënua përjetësisht se u kap me drogë, Alice Marie Johnson.

Burime për TMZ kanë njoftuar se Kim me avokaten e saj, Shaën Holley do të takohen sot (30 maj) me Donald Trump për të bërë një marrëveshje rreth cështjes së Johnson. Aktualisht ajo po vuan dënimin e përjetshëm në Alabama.

Më përpara Kim dhe avokatja kanë punuar me Ivanka Trump dhe Jared Kushner për muaj, por tani do shkojnë direkt te presidenti. Kujtojmë se ylli i shfaqjes televizive ka mbështetur Hillary Clinton, ndërsa bashkëshorti i saj Kanye ka mbështetur publikisht Trump. Rasti i 62-vjecares u bë publike kur mediat lokale raportuan se Kim kishte bërë shkrim në Twitter.

Alice Marie Johnos u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 pasi për herë të parë u kap me drogë, që konsiderohet shkelje jo e dhunshme. Punoi shumë vite në marketing, por pasi u pushua nga puna, kishte vështirësi financiare dhe iu bashkua një grupi për shitjen e drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here