Deklarata bombë/ Ja kush është ministër tjetër i Ramës i lidhur me drogën dhe krimin

0

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ka drejtuar akuza të forta sot ministrit Gjiknuri, ndërsa paralajmëron se ka një dosje edhe për të.

Loading...

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili u akuza nga kreu i PD-së Lulzim Basha si i lidhur me mafien.

Deputeti demokrat i thotë Gjiknurit se dhe për të ka një dosje e gjithçka është e dokumentuar. Madje Paloka përdor tik-tak-un e orës për të paralajmëruar ministrin.

“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…”, shkruan Paloka

Loading...

Lini nje pergjigje