Çfarë do të ndodh me opinionin? Blendi Fevziu zhvendoset tek “TOP CHANNEL” për…

0
995

Moderatorin e njohur të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun jemi mësuar që prej 20 vitesh ta shikojmë në ekranin e “Tv Klan”. Ky është një ndër emisionet më të ndjekur të ekranit shqiptar dhe trajton tema të ndryshme, politike, sociale dhe madje edhe kulturore.

Mirëpo me sa duket Blendi Fevziun nuk do ta shohim më në “Tv Klan”, pasi ai ka vendosur që emisionin e tij ta zhvendos në një televizion tjetër. Sipas gazetës “Tema” shkak për këtë transferim janë bërë problemet me administratorin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj.

Fërkimet mes Fevziu dhe Frangajt sipas gazetës “Tema”, kanë nisur prej disa intervistave ku gazetari ka treguar ofertat e reja dhe është shprehur i pakënaqur për anashkalimet që mund ti ketë bërë Aleksandër Frangaj nga influenca për pushtet.

Përflitet se Blendi do ta zhvendos emisionin e tij në televizionin “Top Channel”, pasi me shkuarjen e Ben Blushit në këtë televizion, ai ndihet më i sigurt në këtë ndryshim që do të bëjë. Emisioni i Fevziu, thuhet se do të transmetohet në “Top Channel” në orarin prime time nga e hëna në të enjte dhe ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në “Tv Klan”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here