Befason KLSH: Janë vjedhur dhe shpërdoruar mesatarisht 300 mijë € në ditë nga administrata

0

Masakra e Rilindjes

Loading...

Administrata rilindase shtetërore në qendër e në bazë po bën kërdinë me fondet publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit sapo ka botuar buletinin e parë statistikor për vitin 2018, që përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga KLSH në periudhën janar–prill 2018. Sipas konkluzioneve, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 2.6 miliardë lekë ose 20.2 milionë euro. Por edhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 2 miliardë lekë, afërsisht 15.2 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 4.52 miliardë lekë ose afërsisht 35.4 milionë euro.

Në katër muaj, pra në 120 ditë, del që mesatarisht të jenë vjedhur apo shpërdoruar mesatarisht 300 mijë euro në ditë. Nivele evropiane!!!??? Sa më poshtë vijon konstatimi i detajuar i dëmit ndaj shtetit shqiptar.

 

DËM EKONOMIK NË FUSHËN E TË ARDHURAVE

 

Në sektorin e Tatim – Taksave, në vlerën e përgjithshme prej 45,869 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

Ministria e Brendshme, në vlerën 38,245 mijë lekë, si pasojë e mosregjistrimit të përfaqësuesit tatimor si dhe faturimit të TVSH-së me auto fature ka sjell shmangien e tatimit në burim për subjektin “X…AG”.

Bashkia Kamëz, në vlerën 2,135 mijë lekë, si pasojë e mospagesës së taksës vendore.

Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 82,679 mijë lekë konstatuar në institucionet:

Dega e Doganës Vlorë në vlerën 82,679 mijë lekë, nga të cilat:

74,194 mijë lekë, si pasojë e mosllogaritjes saktë e elementëve të vlerës doganore që lidhet me vlerësimin doganor të shpenzimeve të transportit për qëllime doganore; 6,150 mijë lekë, si pasojë e mosrespektimit të afateve dhe sasive autorizuese që lidhen me veprimtarinë e operatorëve ekonomikë, që janë autorizuar të operojnë në fushën e regjimeve doganore ekonomike të përpunimit aktiv dhe pasiv; 2,335 mijë lekë, si pasojë e nxjerrjes së vendimeve administrative për shkeljet në fushën doganore jo në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 326,185 mijë lekë konstatuar në institucionet:

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 5,476 mijë lekë, si pasojë e mospagesës së vlerës për objektet e dhëna me qira.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,578 mijë lekë, si pasojë e mospagesës së vlerës për objektet e dhëna me qira.

ZVRPP Malësi e Madhe, në vlerën 234,519 mijë lekë, si pasojë e mosvlerësimit të vlerës të shitjes dhe dhënies me qira të pasurive të regjistruara dhe kamat vonesa për regjistrime të vonuara.

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 1,849,035 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

KESH sh.a, në vlerën 1,594,920 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE me vendimin nr.79/2016 për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe si pasojë “privatizimi i magazinës Shkozet” i kryer nga Ministria e Financës dhe ZVRPP Durrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 211,358 mijë lekë, si pasojë e detyrimeve (të ardhurat e realizuara por të papërdorura) që përbëjnë vlerën e fitimit, të cilat nuk janë derdhur në Buxhetin e Shtetit nga AAC.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,380 mijë lekë, si pasojë e mosaplikimit të penaliteteve për vonesa në përfundim të punimeve.

 

 

 

NË FUSHËN E SHPENZIMEVE

 

 

 

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, në vlerën e përgjithshme prej 20,370 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367 mijë lekë, nga të cilat: 10,690 mijë lekë, si pasojë e tejkalimit të numrit mesatar të punonjësve të miratuar në vendime të ndryshme të Këshillit Drejtues, çka ka rezultuar në pagesa më tepër për punonjësit e Aeroportit të Kukësit; 8,677 mijë lekë, si pasojë e pagesave tepër për lejen vjetore dhe pse punonjësit e institucionit e kanë kryer lejen vjetore.

Bashkia Kamëz, në vlerën 427 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në shpërblime.

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 395 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

Bashkia Belsh, në vlerën 181 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

 

Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 234,241 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

 

Shkelje e procedurave të prokurimit

 

Subjektet e audituara      Vlera (në mijë lekë)

 

Bashkia Belsh                 11,404

 

ALUIZNI Vorë-Kamzë       5,981

 

ALUIZNI Fier            2,336

 

Bashkia Përrenjas        2,274

 

Totali (në mijë lekë)      51,215

 

 

 

Shkelje procedurash në zbatimin e punimeve

 

Subjektet e audituara      Vlera (në mijë lekë)

KESH sh.a                89,937

Bashkia Belsh                 71,375

 

Bashkia Rrogozhinë       8,403

 

Bashkia Përrenjas        4,830

 

Porti Detar Sarandë sh.a 2,707

 

Këshilli i Qarkut Berat 1,942

 

Porti Detar Vlorë sh.a. 1,896

 

Ministria e Brendshme    1,122

 

Totali (në mijë lekë)      183,026

 

 

 

Në fushën e shpenzimeve operative, në vlerën e përgjithshme prej 12,263 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

 

Subjektet e audituara      Vlera (në mijë lekë)

Bashkia Rrogozhinë       11,748

Këshilli i Qarkut Berat 515

 

 

 

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 10,464 mijë lekë, konstatuar në institucionet:

Porti Detar Vlorë sh.a., në vlerën 7,169 mijë lekë, si pasojë e mosvendosjes së penaliteteve për shtyrjen e afateve kontraktuale për përfundimin e punimeve me 30 ditë.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,416 mijë lekë, si pasojë e pagesave (shpërblime) për vendimet gjyqësore për largime pa të drejtë nga puna.

ALUIZNI Vorë – Kamëz, në vlerën 1,879 mijë lekë, si pasojë e diferencave të pagesave për truall për objektet e legalizuara.

 

 

 

SHKELJE TË DISIPLINËS FINANCIARE ME NDIKIM NEGATIV NË PERFORMANCËN E SUBJEKTEVE

 

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave

Bashkia Kamëz, në vlerën 487,395 mijë lekë, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mosarkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 103,695 mijë lekë, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mos arkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.

Bashkia Belsh, në vlerën 99,810 mijë lekë, si pasojë e mosverifikimit të ligjshmërisë dhe procedurave të qiradhënies së tokave bujqësore (ankandet, vendimet e bordit, etj), në lidhje me kultivimet dhe mirëmbajtjen e këtyre tokave.

Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,456 mijë lekë, si pasojë e mos lidhjes së kontratës së qirasë për objektet pronë e bashkisë.

KESH sh.a, në vlerën 94,108 mijë lekë, si pasojë e reduktimit të kapacitetit energjitik për HEC Vau i Dejës, për shoqërinë “KESH” sh.a. për periudhën prill – dhjetor 2017 në sasinë 11,9 milionë kilovatorë si dhe ka mosmarrëveshje ndërmjet shoqërisë “KESH” sh.a dhe shoqërisë “E.. A..” sh.a në lidhje me dëmshpërblimin e disbalancave të energjisë elektrike referuar Kontratës për Koordimin e Kaskadës (CCA, e ardhur si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të ERE dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për moszgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje).

Porti Detar Vlorë sh.a., në vlerën 518 mijë lekë, si pasojë e vendosjes së tarifës së reklamave në mospërputhje me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës.

ZVRPP Malësi e Madhe, në vlerën 42,363 mijë lekë, si pasojë e regjistrimeve të pasurive të paluajtshme sipas AMTP-ve personave që nuk janë përfitues të tokave. Ministria e Brendshme, në vlerën 20,495 mijë lekë, shpenzime pa efektivitet në fushën e zbatimit të punimeve të ndërtimit e hidrokarbureve.

Drejtoria Arsimore Rajonale Qarku Tiranë, në vlerën 20,144 mijë lekë nga të cilat: 12,233 mijë lekë, si pasojë e shpenzimeve për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për vitet 2015-2017; 8,262 mijë lekë, si pasojë e krijimit të nomeklatures së librit shkollor stok jashtë katalogut për DAR qytet dhe DAR qark, e cila tregon për një proces të pastudiuar dhe një përdorim jo efektiv të fondeve të buxhetit për periudhat kur ata janë shpenzuar.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 30,281 mijë lekë, nga të cilat: 3,098 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në procedura prokurimi; 27,183 mijë lekë, si pasojë e shpërndarjes së fondit të mbetur të planifikuar në zërin “Shpërblime personeli” për shpërblim të punonjësve të AAC me rastin e festave të fundvitit në kundërshtim me Ligjin nr.10233, datë 11.02.2010 “Për Aviacionin Civil”.

Porti Detar Sarandë sh.a., në vlerën 5,279 mijë lekë, nga të cilat: 3,779 mijë lekë, si pasojë e mosndjekjes së procedurave ligjore për largimin e punonjësve nga puna; 1,500 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në procedura prokurimi.

Bashkia Kamëz, në vlerën 327,217 mijë lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë. Bashkia Belsh, në vlerën 286,080 mijë lekë si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 7 procedura prokurimi.

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 217,167 mijë lekë, nga të cilat: 195,400 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 4 procedura prokurimi; 21,767 mijë lekë, si pasojë e pagesave të bëra jo në përputhje me aktet ligjore, nënligjore në fuqi për ekipin mbështetës të klubit të futbollit “Egnatia” dhe futbollistët e ekipit.

 

Bashkia Përrenjas, në vlerën 63,504 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 3 procedura prokurimi. Këshilli i Qarkut Berat, në vlerën 4,772 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 2 procedura prokurimi.

ALUIZNI Vorë – Kamzë, në vlerën 5,981 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në një procedurë prokurimi. ALUIZNI Fier, në vlerën 2,336 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në një procedurë prokurimi.

 

 

 

KALLZIME PENALE

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 11 kallëzime penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione:

1) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit (titullari i Institucionit); {indicie}

2) Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë (ish-përgjegjës i sektorit të legalizimit, përgjegjës i sektorit të legalizimit, specialist i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë, specialiste në zyrën e legalizimit);

3) ZVRPP Malësi e Madhe (ish-regjistrues, ish-regjistrues, ish- specialist); {indicie}

4) Enti Rregullator i Energjisë (ERE) (kryetar i Entit Rregullator të Energjisë);

5) Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (ish-zv.Drejtor i AAC);

6) Bashkia Belsh (kryetar i Bashkisë, drejtor i Bujqësisë, ish – përgjegjës i Urbanistikës, ish-juriste) {Në cilësinë e anëtarëve të KVO-së};

7) Bashkia Belsh (kryetar i Bashkisë, mbikëqyrës i kontratës, kolaudatore, kolaudator);

8) Bashkia Rrogozhinë {indicie};

9) Bashkia Rrogozhinë (mbikëqyrës i punimeve në shoqërinë “C.G.” sh.p.k);

10) Bashkia Rrogozhinë (ish-kryetar i Bashkisë në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Qiradhënies së Tokës Bujqësore të Pandarë).

Loading...

Lini nje pergjigje