Qeveria merr përsipër të mësoj kalamajtë me pornografi dhe shoqëria hesht në mënyrë shembullore

0
293

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Prej shkurtit e në vazhdim me urdhër të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit publik, po bëhet një pyetësor për fëmijët  e shkollës në moshën 11,13 dhe 15 vjeç, i cili sipas “specialistëve’ e ka për qëllim “vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore”. Shkresa e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mban datën 21.02.2018 dhe i drejtohet ISHP, duke i ofruar bashkëpunim të plotë për kryerjen e këtij studimi në të gjithë vendin.

Po dikush do të thotë me të drejtë: E ku qëndron problemi këtu?

Nuk kemi nevojë ne për vlerësimin e sjelljeve shëndetësore të nxënësve, veçanërisht tani që ka shumë aktorë dhe faktorë që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht mbi shëndetin mendor dhe atë mental të fëmijëve? A janë të informuar sa duhet prindërit, nxënësit, mësuesit dhe shoqëria për problematikat shëndetësore të fëmijëve në këtë  moshë, përfshi këtu edhe edukimin seksual? Përgjigjja që të shkon ndër mend në këtë rast është po. Nuk ka asnjë gjë të keqe që një pyetësor i hartuar me një konsulencë më të gjerë ku të përfshiheshin mësuesit e biologjisë, shërbimi psiko-social, pse jo dhe pjesëtarë nga komuniteti i prindërve që janë të specializuar në këtë fushë. Por ISHP vendosi që me një lidhej të shkurtër të bëjë një studim mbi “vlerësimin e sjelljeve shëndetësore të nxënësve, por që në fakt teston njëkohësisht edhe vlerësimin e aftësive për mësim pornografie të nxënësve në moshën 11, 13 dhe 15 vjeç. A është kjo një fantazi apo një e vërtetë? Atëherë le t’i referohemi, pyetësorit e më konkretisht pyetjes 45.4, thotë: A ka tentuar, ose a ka kryer aktualisht me ju marrëdhënie seksuale orale, anale, vaginale dikush që është i rritur ose të paktën 5 vjet më i madh se ju?”  Kësaj pyetje ne mund t’i përgjigjemi po me një pyetje: Cila është në këtë rast sjellja shëndetësore që vlerësohet tek fëmijët e moshës shkollore, 11, 13 dhe 15 vjeç? Obeziteti, ngrënia në mënyrë të ç’rregullt dhe jo të shëndetshme, mungesa e ushqimit të pasur me kalori e proteina te nevojshme për trupin e fëmijës, problemet e mbipeshës së pubertetit, ankthi që ndjen kur sheh trupin e tij etj? Jo në këtë rast vlerësohet pa asnjë dyshim njohuritë e nxënësve për pornografinë. Qershia mbi tortë do të ishte që nxënësit të pyeteshin edhe për Kamasutrën, stilet dhe pozicione seksuale dhe evoluimin e tyre në kohët moderne. Por jo. Specialistë e ISHP-së të përfshirë në këtë studim kanë menduar ta mbyllin pyetësorin me dy pyetje mjaft të rëndësishme. Pyetja 45.5. “A ju kanë lënë prindërit/kujdestarët për periudha të gjata kohe pa ushqim dhe ujë të pa mjaftueshëm, pa rroba të pastra ose pa një strehë të pastër dhe të ngrohtë”. Pra nga një pyetje me objekt seksin kalojmë në një pyetjen se a janë lënë fëmijët e moshës shkollore, nga prindërit, pa bukë, pa rroba e pa ngrohje. Kjo sipas ISHP dhe MASR do të vlerësojë sjelljet shëndetësore të nxënësve. Pyetja pasues  i vlerëson akoma edhe më tej, sjelljet shëndetësore: A keni parë ose dëgjuar në shtëpi njërin nga prindërit/kujdestarët tuaj të jetë rrahur , goditur me shuplaka, shkelma, grushta ose të jetë lënduar qëllimisht nga partneri…?”. Në këtë rast na lind një pyetje naive (që nuk besoj se do të marri përgjigje nga askush) për specialistët e ISHP-së që i kanë për zot këtij pyetësor: Pyetësori mbi “vlerësimin e sjelljeve të nxënësve” ka edhe qëllim të evidentoj njëkohësisht: Edhe përvojat seksuale të nxënësve nga ledhatimi në hard porno, edhe varfërinë, pisllëkun, rastet e dhunës fizike në familje edhe rastet kur fëmija është lënë pas dore, apo të gjitha këto elementë futën në atë që quhet sjellje shëndetësore e nxënësve?

 

 

 

 

Pse u përjashtua shërbimi psiko-social shkollor, nga një studim “me kaq rëndësi jetike” për MASR dhe ISHP

Në një përkufizim tëdhënë nga Divizioni i 16-të i Shoqërisë Amerikane të Psikologjisë, APA (SHAP),për kuptimin, mbi qëllimet dhe objektivat dhe rolin që ka psikologjia shkollore shkruhet: “Psikologjia shkollore është shkenca që ofron një praktikë të përgjithshme dhe shërbim shëndetësor në atë disiplinë të psikologjisë së përgjithshme që merret me fëmijët, të rinjtë, familjet, nxënësit e të gjitha moshave, dhe procesin e mësimdhënies”. Për aq sa i takon të rrok problematikën ky shkrim, përkufizimi për psikologjinë shkollore është shterues. Atëherë përse u mënjanua shërbimi psiko-social nga ky studim? Sepse profesionistë e kësaj fushe nuk do të pranonin një pyetësor për qëllime fitimi dhe për ta rrjepur ca para, në vend që të ndërmarrin studime serioze që vërtetë i vlejnë shkollës, nxënësve komunitetit të prindërve dhe mësuesve. Për shembull Instituti i Shëndetit Publik së bashku me Ministrinë e Arsimit, duhet të ishin tepër të alarmuar, kur dëgjuan kronikën e gazetarit të njohur E.S, i cili publikonte fakte tronditëse për mënyrën e ushqyerjes së fëmijëve në moshë shkollore. Pak pak kilometra nga selitë e këtyre dy institucioneve shtetërore, në Kamëz, rezultonte se 10% e më shumë e fëmijëve të një shkolle të arsimit parauniversitar ushqeheshin vetëm njëherë në ditë dhe vetëm rreth 33% e tyre ushqeheshin ose më sakët hanin bukë tre herë në ditë. Nuk e di sa mundësi dhe fuqi do të jetë një nxënës që ha vetëm 1 herë në ditë të përgjigjet më parë për seksin, sesa për lodhjen dhe humbjen e vëmendjes për shkak të urisë që e mundon përditë. Fare mirë MASR në bashkëpunim me ISHP, mund të kishin marrë një fushatë antikanabis në shkolla, duke treguar se cilat janë pasojat e pakthyeshme të përdorimit të kanabisit në moshat e vogla e më tej. Po kaq me interes do të ishte edhe marrja e masave mbrojtëse në marrëdhëniet seksuale, kujdesi për të mos abuzuar që në moshë të vogël në kryerjen e marrëdhënieve seksual, ruajtja e partnerit/partneres nga sëmundjet që transmetohen seksualisht etj. Por duket se këto shqetësime, janë të tepërta si për MASR ashtu edhe për ISHP. Prandaj ata i drejtohen mbi 100 mijë fëmijëve të na japin të dhëna por një studim që sipas MASR, e ISHP e ripërsëris se “ka rëndësi jetike”. Kjo situatë mund dhe duhet të evitohej.

Për të bërë një përmbledhje: Në një pyetësor fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, u kërkohet të japin mendim për: Përvojat e tyre seksuale, ose autoerotike, nëse ju pëlqen ose jo trupi i tyre, janë fërkuar, ledhatuar nga të rritur ën mënyrë seksuale; Fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, u kërkohet të na japin mendimin e tyre ose të na tregojnë për përvojat e tyre seksuale orale, anale dhe vaginale. Po ashtu fëmijëve u kërkohet të spiunojnë prindërit e tyre sesa herë i kanë lënë pa bukë, pa rroba të pastra dhe nuk ja kanë ngrohur krevatin. Por edhe fëmijëve u kërkohet të informojnë ISHP-në dhe MASR, sesa herë janë rrahur prindërit mes tyre, a i duan ose jo etj.

Por në fund të fundit nuk ka asgjë për të çuditur. Në një vend ku kurva propagandohet si vlerë e shoqërisë, trafikanti nderohet nga shteti, drejtësia dhe një oejsë e mirë e shoqërisë, maskarai quhet filozof, matrapazi, biznesmen i ndershëm dhe të pa shkolluarit betohen përditë se do ta çojnë vendin “aty ku i takon në Evropë”, ky puetëosr merr vëtetet kuptim dhe duhet zhvilluar. I bëj thirrje shoqërisë civile dhe në tërësi asaj sjqipotare të hesht si gjithmonë, jo për gjë, por me qëllim që të mos prish traditën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here