Presidenti Meta përshëndet raportin e fundit mbi “Liritë fetare në Shqipëri”

0
150

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta përshëndet raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” (https://www.state.gov/documents/organization/281118.pdf), që pasqyron situatën e kësaj çështjeje të rëndësishme në vendin tonë.
Presidenti i Republikës i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri.
Ai nënvizon se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.
Presidenti Meta vlerëson se ky raport duhet t’u shërbejë institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të lirive dhe të të drejtave të besimit në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here