Pas protestës, Xhafaj doli para mediave, dukej tepër i nervozuar dhe…

3
347

Paraditen e sotme, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, doli për herë të parë para mediave, pas protestës së të shtunës.

Duket se Edi Rama e ka marrë atë në një takim në Kryeministri, për ta bërë  Xhafajn pas protestës, pjesë të punëve rutinore të qeverisë, siç ishte firmosja e një marrëveshjeje midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh.

Gjatë fjalës së tij, ministri Xhafaj foli shumë shkurt e madje në disa raste nisi t’i merrej edhe goja pasi u ngatërrua dy herë në disa gjëra që tha. Për më tepër, Xhafaj dukej tejet i nervozuar dhe dukej sikur balli nisi t’i lagej.

Këtë nervozizëm ta ketë vallë nga marrëveshja, apo nga stresi që ka përjetuar gjatë protestës së opozitës, ku mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të implikimit të vëllait të tij Agron Xhafaj, me trafikun e lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Stres? Hahah po ca stresi per 10 kushurinj te vet qe mblodhi Basha se me shume nuk ishin. Me shume behemi ne ne kalceto se sa Basha ne ptotest o burre e ju thoni stres. Si mund te te shkaktoj stres nje njeri qe tallet populli rregullisht qe prej 2007. Ate nuk e mer seriozisht as nusja e vet.

  2. Hahahah me lot. Pervecse gazetar port -halesh jeni kthyer edhe ne psikolog edhe pastaj ju vjen inat pse ju shan Rama. Po mire ja u ben se kshu e beni ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here