Reagon gazetari i “Report TV”/ Nuk pres denoncim nga unioni i lugës dhe pirunit se…

0
260

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD, gjatë protestës së djeshme të opozitës, është pasuar nga shumë reagime. Një ndër to është edhe e gazetarit të Report Tv, Piro Nase, i cili përmes një postimi në rrjet shkruan i indinjuar për heshtjen nga Unioni i Gazetarëve.

“Një organizatë gazetarësh që nuk dënon dhunën e kolegut të tyre është po pjesëmarrëse në dhunë sa policia.

Nuk pres denoncim nga unioni i lugës dhe pirunit se nuk kanë kohë të dalin për të denoncuar dhunën ndaj kolegut Kasmi sepse u ftohet pilafi dhe fasulet.

Turp për këtë gjiriz që guxon dhe pretendon  se mbron gazetarët. Normalisht mbron dhunuesit e gazetarit sepse policia është vëllai i tij.

Në çdo rast jam me kolegët e dhunuar nga cilido pushtet”, shkruan Nase.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here