Reagon Berisha: “Nderimin tim më të madh për qytetarët e revoltuar opozitar, për guximin dhe suksesin”

0

Një ditë pas protestës së opozitës, ish kryeministri Sali Berisha ka bere një shkrim të gjatë në profilin e tij në rrjetet sociale me titull: “Revolta që lemeriti narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë botën”.

Loading...

Sipas Berishes, “revolta masive e djeshme, për efektet e saj ishte njëra nga më të fuqishmet në historinë e protestave kundër narkoshtetit”, teksa thotë se duke iu referuar të dhënave nga sistemi TIMS, 5 ministra kanë dalë për në Mal të Zi të premten pasdite, që sic thotë ish lideri i PD, “njëlloj, era e stuhisë që po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj n drejtime te paditura jashte Tirane.

Revolta qe lemeriti narkoqeverine dhe damkosi ate ne mbare boten!

Te dashur miq, revolta masive e djeshme, per efektet e saj ishte njera nga me te fuqishmet ne historine e protestave kunder narkoshtetit, dhe kjo perben nje kontribut te çmuar, fitore te vertet ne luften per çmontimin e narkoqeverise per te gjithe ata qe nga Tirana dhe mbare vendi mbushen dje bulevardin deshmoret e kombit si dhe per te gjithe te tjeret qe ishin shpirterisht me ta. Mendoj se tre jane arritjet me madhore te saj.

E para, kjo revolte, vetem me frymen e fuqishme para saj i futi friken deri ne palce dhe detyroi Edvinin te zhbeje axhenden e tij ne Tirane, madje edhe me te huaj, dhe t’ia mbathe naten e te premtes per ne Velebisht duke leshuar keshtu institucionin e kryeministrise per te mos rrezikuar lekuren e tij. Njelloj, era e stuhise qe po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj ne drejtime te paditura jashte Tirane.

berisha ne proteste

Vetem per ne Mal te Zi, sipas sistemit TIMS te premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerezit qe gogesijne gjithe diten pasurite nga droga dhe vjedhja e takspagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!

Ne kete aspekt revolta e opozites e dt 26 maj 2018 perseriti pa dhune dhe ne nje forme tjeter 14 shtatorin e vitit 1998!

E dyta, dje opozitaret e revoltuar detyruan Fatziun, njerin nga dy ministrat qe qendroje ne Tirane te leshoje si mi zyren dhe te largohet me vrap nga tuneli i narkoministrise duke menduar vetem per lekuren e tij dhe deshmuar se njelloj si padroni i tij nuk njeh detyre as flamur!

Ne te vertete, pas zhdukjes se Fatziut, ne perballjen e tyre me narkopolicine, te revoltuarit guximtare po te mos i terhiqte kryetari i PD ne pak minuta do te vendosnin flamurin e fitores mbi ministrine e droges dhe krimit njelloj siç e vendosen me 14 shtator te vitit 1998 ne kryeministri!

E treta, revolta e fuqishme e djeshme e opozites me shume se te gjitha protestat e meparshme pushtoi me mesazhet e saj te veçanta mediat e mbare botes. Mediat me te medha te SHBA dhe vendeve tjera, nder te cilat televizionet Fox News, ABC, NBC, New York Times, Washington Post e dhjetra e dhjetra media te tjera. Dje hapsira mediatike boterore u dominua nga tre lajme fatale per narkoqeverine.

berisha dhe monuika

Sipas tyre shqiptaret protestojne:

a-kunder lidhjeve me drogen dhe krimin te Edvin Kristaq Rames

b-kunder lidhjeve te ministrit te brendshem Fatzi Xhafa me drogen dhe krimin, ndihmen qe ky i ka dhene vellait Geron Xhafa per trafiqet e tij

c-dorezimin e Geron Xhafes, autoriteteve italiane per te vuajtur 7 vjet burg i denuar si trafikant nderkombetar droge.

Ndaj duke shprehur nderimin tim me te madh per qytetaret e revoltuar opozitar, per guximin dhe suksesin e djeshem, ftoj mbar qytetaret e ketij vendi qe te konsiderojme arritjet e dites se djeshme si proven e pergjithshme per te hedhur ne rastin me te pare ne greminen e historise Noriegen dhe narkoqeverine e tij!

Loading...

Lini nje pergjigje