Portieri i Liverpool i kërkon falje tifozëve: “Ndjehem shumë keq”

0

Një nga lojtarët kyç të Realit të Madridit në fitoren kundër Liverpoolit ka qënë edhe portieri i këtyre të fundit, Loris Karius.

Portieri ka qenë protagonist në finalen e djeshme të humbur ndaj Realit, me dy gafat e tij që u shndëruan në gola nga “merengues”.

Pas ndeshjes, portieri i ka kërkuar falje fansave të tij: “Nuk ndihem mirë. Isha unë ai që ia humba ndeshjen skuadrës time dhe ndihem keq për këtë gjë. I kërkoj falje të gjithëve, skuadrës, trajnerit, tifozëve. Gabimet e mia i kushtuan shumë rëndë skuadrës. Nëse do të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë. Ndihem shumë keq, pasi e di që i lashë në baltë në këtyë finale, në këtë ndeshje të madhe. Por kjo është jeta e një portieri, tani duhet të gjej forcat për të ecur përpara.”

Lini nje pergjigje