Ndahet nga jeta ish-banori i “Kafazit të Artë” pas luftës me sëmundjen e rëndë

0

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, Artur Jaku, ish-banori i edicionit të 5 të “Kafazit të Artë “.

Loading...

Ditën e sotme, i afërmi i tij, Kostandin Pula, ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta së Arturit. Përmes një status në profilin e tij në Facebook, Kostandini shkruan:

ARTUR JAKU R.I.P

A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi? Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij! Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua …

Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…

Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg… Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!

Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje! Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!

Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”. Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”. Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe! E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…”

Loading...

Lini nje pergjigje