Manjani: Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën, e jona kërkon pak qull nga Tepsia e Pashait…TURP!!!

1

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmës një statusi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj raportimit të mediave vendase lidhur me protestën e opozitën që u zhvillua dje.

Loading...

Ndërkohë ai sjell si shembull të një raportimi të qarta median e huaj e cila sipas tij ‘raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë’.

 

Ja shënimi i plotë i Manjanit në facebook:

 

Media e huaj raporton qartë dhe saktë protestën e djeshme: opozita proteston dhe kërkon largimin e qeverisë.

Media jonë (shumica) raporton çdo gjë, por vetëm që dje opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!

Sa më shumë i shan Ai, aq më shumë i shërbejnë!

Nuk e bëjnë për mazokizëm jo! E bëjnë për pak qull nga Tepsia e Pashait!

Turp!

 

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje