Ja 2 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e së shtunës

0
179

Një aksident i rëndë me 2 viktima u shënua mbrëmjen e së shtunës në autostradën Milot – Fushë Krujë. Ishin 4 të rinj që udhëtonin në një automjet tip Volkawagen që për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga rreth orës 20.00.

Për pasojë humbi jetën Erald Uzuni, 26-vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se besohet se ka qenë ai në timonin e makinës. Viktima tjetër është 21-vjeçari Klodian Vladi gjithashtu banues në Tiranë.

Dy të rinjtë nuk mundën tu mbijetojnë plagëve të marra pavarësisht ndihmës që iu dha. Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. 18-vjeçari është në gjendje më të rëndë. Një grup hetuesish po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here