Një aksident tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Sipas “Tv Klan” autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar.
Mësohet se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.