18 vjeçarja ikën nga shtëpia, babai e kërkon me polici. Por ajo…

0
198

Një 18 vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë adresë. Ngjarja ka ndodhur në fahatin Belaj të njësisë Dajç. 18 vjeçarja ka alarmuar familjarët e saj pasi është larguar pa i treguar se ku do të shkojë apo se do të qëndrojë aq gjatë oa shkuar në shtëpi.

Në këtë mënyrë familja e 18 vjeçares pasi ka kaluar një kohë relativisht e gjatë është shqetësuar në mënyrë serioze. Pasi janë bërë mbi 24 orë babai i vajzës shtetasi A.F ka shkuar në polici dhe ka kallëzuar se vajza e tij P.F 18 vjeçe është larguar nga banesa. Forcat e policisë menjëherë janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur se çfarë ka ndodhur me 18 vjeçaren.

Teksa policia ka nisur punën pak orë pas kallëzimit 18 vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e saj. Në këtë mënyrë të gjithë janë qetësuar mur kanë oarë vajzën sërish në banesë. Babai i vajzës ka shkuar oër herë të dytë në polici dhe ka bërë kallëzimin tjetër duke thënë se vajza e tij është rikthyer. Po ashtu në polici bashkë me babain ka qenë edhe vetë 18 vjeçarja duke thënë se nga banesa ishte larguar me dëshirën e saj dhe se nuk kishte pasur ndonjë problem.

Vazhdojnë të shtohen rastet kur të rinjtë, kryesisht vajza largohen nga shtëpitë pa lënë adresë duke detyruar pri dërit që të bëjnë kallëzime në polici.

Më datë 26.05.2018, shtetasi A.F, vjeç 51, banues në fshatin Belaj, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e tij, P.F, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Në vijim të informacionit që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases P.F, më datë 26.05.2018, është paraqitur babaj i vajzës, shtetasi A.F, vjeç 51 bashkë me vajzën e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here