Opozita e bashkuar gati për protestë/ Ç’po kurdis Rama para kryeministrisë?

0
121

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e sotme protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Por megjithëse është lajmëruar se kryeministri Edi Rama nuk do jetë në zyrën e tij gjatë ditës së sotme, por në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies, janë marrë masat për mbulimin e godinës së kryeministrisë.

Gjithashtu kanë nisur përgatitjen për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në protestë do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme.

Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here