Ky është fillimi i fundit të Ramës. Revolta është e pandalshme…

0

Nga Fatbardh Kadilli

Sot, opozita dhe qytetaret demostruan për vlerat perëndimore me energji, me forceë dhe dinamizëm. Sot përballë pushtetit që buron nga krimi dhe i shërben krimit qytetarët dëshmuan se janë mbrojtësit e vërtetë të vlerave perëndimore, mbrojtësit e institucioneve demokratike.

Përballë policise se kriminalizuar, protestuesit dëshmuan forcë qytetarie dhe nuk ranë preh e provokimit.

Sot Basha dha edhe një provë tjetër se është një lider i përgjegjshëm, një lider europian.

Ndryshe nga Rama që i përdori protestuesit si mish për top, Basha i doli zot protestës edhe kur vullneti i ndrydhur i qytetarëve të zemëruar u vendos përballë policisë kriminale.

Basha, me përgjegjësitë e liderit të qytetarëve shmangu çdo përplasje që mund të degradonte në dhunë me pasoja për qytetarët.

Nuk i la qytetarët e dëshpëruar vetëm përballë policëve të Ramës dhe Xhafës të gatshëm të dhunojnë qytetarët, siç dhunuan Kryeredaktorin e RD, Bled Kasmi.

Ky është lideri që lufton jo për pushtet, por për qytetarët.

Forca e tij buron nga qytetarët.

Ky është fillimi i fundit të Ramës.

Revolta është e pandalshme.

Lini nje pergjigje