Flet Drejtori i Spitalit Ushtarak: Ja si është gjendja e të plagosurëve

1
256

Drejtori i Spitalit Ushtarak ka dhënë detaje rreth gjendjes së personave që mbetën të lënduar gjatë protestës që zhvilloi sot opozita, ku mori dëmtime në kokë kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi si dhe disa punonjës policie.

Në një komunikatë për mediat, drejtori i Spitalit Ushtarak bëri me dije se gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar.

“Në spital kanë mbërritur 9 policë të dëmtuar. Kryesisht me dëmtime në regjone të ndryshme të organizmit dhe një gazetar i ardhur 10 minutash para tyre. Gjendja është e mirë, pa probleme për jetën. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme, janë marrë edhe mjekime në urgjencë. Tre nga policët janë kartela të hapura dhe do të observohen nga ora në orë, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe gazetarit do të largohen pas pak minutash.”, tha drejtori.

Kujtojmë se përfaqësues të PD-së dhe LSI-së, së bashku me shumë qytetarë iu bashkuan protestës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, e më pas iu drejtuan Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa brohërisnin ‘Rama ik’. Në këtë tubim nuk munguan as konfrontimet mes protestuesve dhe policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Komene komuniste.ai eshte operate e del NBA spitzli
    Sipa gneneralit Simon Stefani dretori policies those
    Policies u befit detyren duke rrahur popullin me shkopinjepo intervistusja
    Pose nuk e gozhdone app Naka friken krypolicite qe duke di kryexhanda
    Pse nuke I those edbecivile Jane plagosurr
    ministry francesnuk ka asnje vella qe bashkpumon me trfikune.
    PPo key fare kryepolici felt. Me gjuhen e Ps sot posh.
    Intervistusja I bene purtje per Ta stimulus AD protests a e perish imazhin e pranimite ne b.e.
    K kryepolice AD nm tile I ‘olivine Kochi xoxes.
    pse ministry nuke I nenshtrohet vetingut.
    Asnjerit faleminderite
    Xhandarrit awe intervistusese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here