Dritëhijet e ambasadorit të “peshkut të madh” dhe ambasadoresha që mori titullin “zonja e qeverisë”

0
973

 

Nga Gëzim Saliu

Koicidencë ose jo, por informacioni zyrtar për largimin e dy prej ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në vend erdhi në të njejtën ditë. Ashtu sic ishim mësuar ti shihnim shpesh bashkë në këto vite, Donald Lu dhe Romana Vlahutin mësuan dje njëherazi, nga Brukseli dhe Uashnigtoni se misioni i tyre në Shqipëri kishte përfunduar. Fillimisht dje u mësua emri pasues i Vlahutin në krye të delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, një italian që punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel. Dhe fill pak orë më vonë në media u publikua një  njoftim që vinte nga faqa e internetit e Shtëpisë së Bardhë  ku sqarohej se, të enjten iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh, mes tyre edhe ambasadorit Lu. Ky i fundit do të largohet nga Shqipëria dhe SHBA ka vendosur ta dërogjë z.Lu me mision në Kirgistan, në postin e Ambasadorit. Megjithatë detyra e dy ambasadorëve  do gtë vazjhedojë edhe për pak kohë sat ë kryehen proceduratg burokratike të zëvendësimit të tyre. Por ajo që është me interes të nënvizohet në këtë përmbyllje të detyrës nga dy ambasadorët është bilanci i ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Romana Vlahutin në këto vite në Shqipëri. Në këtë shkrim do përcjellim një analizë të mbështetur mbi faktet, ngjarjet dhe veprimet e ndërmarra ( publikisht dhe underground) nga dy ambasadorët në këto vite të kryerjes së detyrës së tyre si kryediplomat të SHBA-së e Brukselit në Tiranë.

 

Lu e Vlahutin

Donald Lu u betua si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 17 dhjetor të vitit 2014. Po në të njejtën vit ,pak muaj më parë, ishte betuar si ambasadore  e BE-së në Tiranë edhe Romana Vlahutin. Kjo e fundit zëvendësonte në detyrë italianin Ettore Sequi e ndërsa Donald Lu i zuri vendin parardhësit të tij Aleksandër Arvizu. Të dy ambasadorët erdhën në vend pasi në pushtet kishte ardhur aleanca e majtë PS-LSI, pas 8 vitesh pushtet të së djathtës. Vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ambasadorët u përballën me disa nga problematikat kryesore që po haste vendi në atë kohë. Fillimisht ishte problemi i thellë i kriminalizimit të politikës dhe administratës nga persona me rekorde kriminale. Për një kohë të gjatë mazhoranca i injoroi të gjitha pretendimet e opozitës  për këtë problematikë, megjithëse ditë mbas dite e javë pas jave opozita publikonte dokumenta tronditëse mbi disa prej depuetëve e kryebashkiakëve të përzgjedhur nga e majta si përfaqësues të popullit. Në atë kohë, vlen të theksohet, qëndrimi i fortë dhe i drejtpërdrejtë i ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili me mbështetjen që i dha kauzës së dekriminalizimit, mori pikë të shumta si një individ me potenciale të forta për të kundërshtuar përfshirjen e krimit në politikë e administratë. Ndërkohë ajo që u vu re në po të njejtën kohë ishte “shurdhëria” e ambasadores së BE-së ndaj problematikës së dekriminalizimit. Vlahutin sic do të theksojmë edhe më poshtë, do të dallohej , nga veprimet e mos veprimet e saj të njëpasnjëshme si një ambasadore lehtësisht e njëanshme në veprimtarinë e saj si kryediplomate e BE-së në Shqipëri. Ambasadorja e BE-se ishte ndër të vetmet përfaqësuese diplomatike në Tiranë që nuk tha asnjë fjalë për fenomenin e kanabisit që pushtoi vendin në vitet 2015-2016. Madje ambasadorja nuk u ndje as për avionët me drogë që ngriheshin e uleshin sipas qefit në vend e ndërsa nuk denjoi t’i kushtojë as edhe një deklaratë kanabizimit të Shqipërisë.

Ndërkaq në këtyë çështje, ndryshe nga dekriminalizimi, zëri i ambasadorit Lu ka qenë më i zbutur. Megjithëse ndryshe nga kolegia e tij Vlahutin që për drogën u bë “shurshmemece”, ambasadori Lu foli në disa raste për këtë fenomen negativ, por pa i dhënë rëndësinë e duhur kësaj çështjeje. Që nga këtu, nga opozita dhe jo vetëm, kritikat për kryerjen e detyrës nga Donald Lu si kryediplomat i SHBA në vend erdhën në rritje. E megjithatë kulmi i tensionit mes ambasadorëve dhe opozitës erdhi në diskutimin e paketës për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Në atë kohë ambasadorët Lu e Vlahutin u etiketuan si mbështetës së fortë të qëllimeve të PS-së për draftin e reformës, gjë që solli përplasje jo vetëm me PD-në por edhe LSI-në, parti e cila megjithëse ishte në koalicion qeverisës, mbështeti deri në fund një reformë konsensuale.

 

Ambasadori Lu e vendosi këtë reformë në krye të axhendës së tij në Tiranë, një veprim ky jo pak i lavdërueshëm. Por kritike në këtë pikë ishin disa sjellje të ambasadorit gjatë tensionit mes palëve politike për reformën, kujtojmë këtu pretendimet se reforma në drejtësi do bëhej pa opozitën dhe lobimet individuale tek disa deputetë të opozitës për të mbushur votat e duhura në Parlament për të kaluar paketën e ndryshimeve kushtetuese. Ndërhyrja e zonjës Nuland, e cila mundësoi një afrim mes palëve politike, krijoi përshtypjen në publik se sjella dhe veprimet e ambasadorit gjatë kësaj kohe e kishin bërë Donald Lu palë me njërin kah politik. Madje sic do theksohej edhe së fundmi nga disa dokumenta të bërë publike nga “Judicial Watch”, ambasadori Lu në kohën e diskutimeve të reformës në drejtësi, “ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri”.

Ndërsa sa i përket sjelljes dhe veprimeve të zonjës Vlahutin gjatë kësaj çështjeje të nxehtë nuk ja vlen të zgjatemi, pasi në cdo hap të saj, ambasadorja e BE-së vërtetoi se ishte në mbështetje të plotë të Partisë Socialiste.

 

Skandalet dhe dritë-hijet e ambasadorëve

Një ndër skandalet më të mëdha që do mbetet në memorien e përfaqëisve diplomatike në vend do ishte ai i blerjes së një vile me vlerë 1,6 milionë euro nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Vila e blerë, e cila ndodhej në një zonë rezidenciale të kryeqytetit,  kapi një shifër stratosferike, gjë e cila hodhi dyshime të forta për korrupsion. Në kohën e zbulimit të skandalit nga mediat shqiptare, kryetarja e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentit Evropian Ingeborg Grassle  i dërgoi një letër  shefes së Shërbimit të Jashtëm në KE, Frederica Mogherinit, ku i drejtonte 11 pyetje për blerjen e vilës nga Vlahutin në Tiranë. Kjo e fundit pyetjet i adresoi tek delegacioni i BE-së në Tiranë e Vlahutin iu përgj Ingeborgut se nuk kishte patur asnjë abuzim dhe se gjithçka ishte kryer konform rregullave. Por dyshimet ishin të mëdha pasi vila prej 345 m2 kushtoi 1,65 ml euro të taksapaguesve evropianë. Ndërkohë  vila ngjitur, edhe më e madhe, do kushtonte 2 herë më pak, 825.000 euro për 600 m2. Ishin gjithsej  4.780 euro/m2 për ambasadën kundrejt 1.375 eurove për m2 për vilën ngjitur.

 

 

Ndërkohë një tjetër çështje, jo e përmasave të skandalit të vilës, por me shumë dritëhije nga pas, ishte edhe përplasja mes amabsadorit amerikan Donald Lu dhe ish-kryeprokurorit Llalla, përplasje nga e cila më pas nisi armiqësia e pakthyeshme mes të dyve. Në media qarkulloi një e-mail i kryediplomatit amerikan me datën 24 korrik 2015 drejtuar kryeprokurorit të asaj kohe Adriatik Llalla duke i sugjeruar që të ndryshonte akuzat ndaj ‘Bankers Petroleum’. Kjo e fundit ndodhej në atë kohë në qendër të hetimeve për shpërthime nëntokësore në Patos-Marinzë. Në kërkesën e publikuar nga media theksohej këshillimi që prokuroria ta konvertonte përfundimin e hetimit nga akuzë penale në gjobë administrative. Që nga ajo kohë marrëdhënia mes Lallës e Lu-së u tensionua pa masë, ku ambasadori e akuzoi si bllokues të rformës në drejtësi si edhe me ndërhyrjen e tij bëri që ish-Kryeprokurori të shpallej ‘non grata” në SHBA mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të përfshirjes së Llallës në korrupsion.

Nga ana tjetër vetëm pak muaj më parë shoqata Judical Watch siguroi një material prej 32 faqesh i cili tregon të dhëna se administrata e Presidentit Barak Obama i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-së tek një grup i mbështetur nga miliarderi Xhorxh Soros, i cili i përdori paratë për të financuar aktivitetet politike të së majtës në Shqipëri, duke përfshirë edhe punën me qeverinë socialiste për të nxitur edhe më shumë reformën në drejtësi.

Të dhënat e publikuara detajojin mënyrën sesi aktivitetet e Soros ndihmuan Departamentin e Shtetit që të rishikojnë aplikimet për grante nga grupe të tjera të fondeve nga taksapaguesit. Të dhënat u gjetën në një padi të 26 majit 2017, i Aktit për Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pasi të dy nuk arritën t’u përgjigjen më 31 mars 2017 kërkesave të parashtruara. Dokumentettregonin se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile të Agjencisë për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh mbi drejtësinë.  JW theksoi se USAID kishte dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

Të dhënat e publikuara nga “Watch Judicial” përfshinin edhe një memorandum të vitit 2016 nga Ambasada Amerikane në Tiranë, i cili zbulon se kjo e fundit “sponsorizoi” një sondazh së bashku me “Fondacionin e Shoqërisë së Hapur” të Sorosit për të matur “njohuritë, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë për reformën e drejtësisë”. Sondazhi i grupit Soros raportoi se “91% e të anketuarve ose ‘mbështesin plotësisht’ ose ‘e mbështesin disi’ nevojën për reformën në drejtësi”. Por sondazhi nuk specifikon llojin e reformës që grupi Soros po kërkonte.  Gjithashtu, të dhënat që datonin në shkurt 2017 të publikuara nga “JW” tregonin se Departamenti i Shtetit në kohën e Presidentit Obama kishte përdorur fonde të tatimpaguesve për të bashkëfinancuar një sondazh të dytë me “Fondacionin e Shoqërisë së Hapur” mbi reformat në drejtësi, që në thelb do të ngurtësonin kontrollin e majtë të qeverisë shqiptare. Raporti vinte në dukje se Seksioni i Marrëdhënieve Publike të ambasadës amerikane dhe “Fondacioni i Shoqërisë së Hapur” i siguruan fonde një organizate lokale për të kryer një sondazh të opinionit publik mbi qëndrimet ndaj përpjekjeve të Reformës në Drejtësi.

 

Peshku i madh

Por përtej dritëhijeve në detyrën e tij në Shqipëri, shpeshherë me veprime e sjellje të kritkueshme, ambasadori Lu do të mbahet mend për shprehjen e tij të famshme “peshqit e mëdhenj”. Ambasadori kërkoi arrestime të emrave të fuqishëm, jo vetëm nga bota e krimit por edhe të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë që kishin përfituar nga akte të forta korrupsioni. Por duket se në ikje të tij nga Shqipëria, ambasadori Lu do të kënaqet vetëm me disa cironka që së fundmi janë ofruar nga qeveria si “arrestime e operacione” të mëdha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here