Berisha: “Duhej të punojmë më tepër për të promovuar tolerancën midis banorëve”

0
124

Të duam fqinjët”: Ishte kjo tema e Mëngjesit të Lutjeve që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve  më të lartë të Europës Juglindore dhe shtetit shqiptar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, që mbajti një fjalë ku hodhi idenë se në rrafshin edukativ dhe kulturor duhej punuar shumë më tepër për të promovuar tolerancën midis banorëve të gadishullit tonë, “rajoni i shkallës më të lartë të intolerancës”… por “që pavarësisht nga veset që ka, nuk ka të dytë në botë më mahnitës”.

“Unë jam dakord me ato që u përmendën këtu, disa marrëveshje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për paqen, – tha Berisha, – por arritja e tyre duhet të udhëhiqet nga ky shpirt i tolerancës, vizioni i dimosdoshmërisë për të dashur dhe jetuar me njeri tjetrin.

Mendoj se kjo nismë fisnike, vërtet fisnike, mund të provomojë….Sepse, është rajoni i shkallës më të lartë të intolerancës, ka njohur 6 luftëra shekullin e kaluar duhet pranuar realiteti. A ka një rrugë më të mirë? Unë mendoj se edukimi është një nga rrugët më të suksesshme për të promovuar këto qëllime fisnike. Por nëse sheh materialet, tekstet ato kanë toksina, helme brenda, të trashëguara nga e kaluara. Është domosdoshmëri sot që një niimë e tillë të arkivojë gjithçka që promovon urrejtjen ndaj njeri tjetrit. Ne duhet t’i kapim me durim gjërat dhe të shkojmë drejt të ardhmes si popuj me stabilitet.

Disa nisma janë por në rrafshin kulturor shumë më tepër mund të bëhet që të promovohet dhe zhvillohet tolerancë më e madhe e njërëzve të lirë me besim të madh se është interesi më i madh i banorëve të këtij gadishulli që pavarësisht nga veset që ka nuk ka të dytë në botë më manhintës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here