Basha: Policia është në shërbim të familjeve mafioze, Kasmi ka 10 qepje në kokë…

0
193

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi në spital kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi.

Ai tha se dhuna ndaj Kasmit është një tregues më shumë se përse Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë ministër i Brendshëm.

“Dhuna është treguesi më i mirë se policia është në shërbim të familjeve mafioze Xhafaj e Rama.

Bledi Kasmi ka dhjetë qepje në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i RD, ndërkohë Agron Xhafaj u përcoll me fshehtësi për të shpëtuar lëkurën e Fatmir Xhafajt, që së bashku janë pjesëtarë të një familje, subjekt i ligjit antimafia.

Kjo është arsyeja se përse Xhafaj nuk mund të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi çdo moment ai mund të përbëjë rrezik për qytetarët dhe vendin.

Po ashtu, është emergjencë kombëtare largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme krimit.

Pa shkëputur lidhjet e krimit, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit është i ndalur,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here