Baçi: Protesta jonë madhështore dhe paqësore, mbi 2000 qytetarë do të jenë nga Fieri…

0
158

Deputeti demokrat, njëherazi kreu i PD-së në Fier Luan Baçi tha se protesta e sotme do të jetë madhështore dhe është më e veçanta sepse ka sensibilizim më të madh.

 

 

Në një lidhje telefonike me News24, Baçi tha se protestuesit janë mbledhur në 17 pika dhe janë nisur drejt kryeqytetit me mjete të ndryshme.

“PD ka organizuar gjithmonë protesta madhështore e paqësore. Protesta e sotme disi më e veçantë sepse sensibilizimi është më i madh. Nga Fier mund të jenë 2000 qytetarë. Në 17 pika janë mbledhur dhe janë nisur drejt Tiranës me mjete të ndryshme. Kemi dhe gjithë zonat rurale”, u shpreh deputeti i PD.

Protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 11:00 dhe do të jetë pa afat. Protesta mori shkas nga publikimi i audio-përgjimit dhe akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se është i përfshirë në trafik droge

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here