S’më mjafton rroga, kam dy fëmijë… Ja se çfarë donte të bënte 25-vjeçari…

0
231

Ka dalë i penduar para togave të zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë, Olcion Muça, 25-vjeçari ushtar profesionist, i cili tre ditë më parë tentoi të grabiste me armë një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjës.

 

 

Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtare Ersida Bajgora, dhe prokurorit të çështjes Skënder Destani, 25-vjeçari Muça është shprehur se aktin e grabitjes e ka kryer i detyruar nga gjendja e rëndë ekonomike e psikologjike.

Muça ka thënë se e pranon akuzën dhe është dakord të marrë dënimin e merituar nga gjyqësori pasi veprën penale e ka kryer dhe e ka pranuar.

Sipas tij kishte aplikuar në Berat për banesë sociale dhe nuk kishte mundur të përfitonte, ndërsa tek banka që tentoi të grabisë kishte aplikuar për overdraft dhe kjo nuk ishte pranuar.

Sipas autorit të grabitjes së mbetur në tentativë gjendja e vështirë ekonomike nuk mund të kalohej vetëm me rrogën e tij si ushtar profesionist në repartin e Poshnjes.

Gjyqtarja pasi u njoh me akuzën e prokurorisë dhe me faktet e sjella nga kjo e fundit, vendosi masën arrest me burg për 25-vjeçarin nga Berati që banonte me qira në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë bashkë e gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ndërkohë, Prokuroria e Shkallës së Parë Lushnjë po vijon hetimet në lidhje me këtë rast, i cili është i paprecedent në Lushnjë ku një bankë tentohet të grabitet me armë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here