Michele Obama publikon “Becoming”

0
143

Ish-zonja e parë amerikane, Michelle Obama ka bërë publike kopertinën e librit të saj të shumëpritur “Becoming”. Ky libër është parashikuar të shitet në të gjithë botën më 13 nëntor 2018.

“Jam e emocionuar të ndaj me ju kopertinën e “Becoming”. Të shkruarit e këtij libri ishte domethënës dhe iluminues për mua. Ndërsa po publikoj këtë libër, shpresoj që ai të jetë një rast për secilin prej jush që të mendoni për historitë tuaja dhe idetë për të cilat aspironi të bëheni. Historia juaj është diçka per t’u ruajtur”, shkruan Michelle Obama. Autorja do të organizojë një tur promovimi për këtë libër ne SHBA dhe nëpër botë.

“Becoming” bën fjalë për një grua e cila sfidoi të gjitha pritshmëritë. Michele tregon eksperiencat që e kanë formuar, që nga fëmijëria e saj, në zonën South Side në Cikago, deri në periudhën në shtëpinë me të famshme të botës. Me thjeshtësi ajo përshkruan triumfet dhe zhgënjimet, si ato publike dhe ato private, duke treguar gjithë peripecitë e jetës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here