Skrapar/ Arrestohen 2 vëllezër, pas 1 muaj përgjime zbulohet…

0
191

Policia dhe Prokuroria e Beratit kanë zhvilluar një operacion të koduar “Osoja”, i cili u ndoq me metoda speciale dhe pas një hetimi 1- mujor, u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve nga fshati Osojë i Skraparit:

Kalem Muçaj, 51 vjeç dhe Elmas Muçaj, 41 vjeç

Të dy dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesat e tyre, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Gjashtëdhjetë e nëntë fara bimësh narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

• Dy armë zjarri automatike model 56, kalibër 7.62 mm.

• 4 krehëra automatiku.

• 4 711 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 e Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here