Rrahu për vdekje të birin 14 vjeç/ Dalin detajet e KRIMIT: Babai e vrau për 1 mijë euro…

0
218

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi sot në fshatin Karaçevë e Poshtme e Kamenicës, ku një baba rrahu për vdekje djalin e tij 14-vjeçar. rrahu djalin e tij për vdekje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha për kallxo.com se shkaqet e dhunës së babait ndaj fëmijës ishte një shumë parash, ndërsa bëhet fjalë për 1 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga i mituri.

“I pandehuri, babai i fëmijës ka qëndruar disa ditë në një banjë shëruese dhe më pas është kthyer në shtëpi. Kur është kthyer e ka vërejtur se i kanë munguar 1 mijë euro nga 3 mijë sa kishte pasur. Babai ka dyshuar se paratë ia ka marrë fëmija i tij i cili ishte 14 vjeç. Ky ishte shkaku që ka shtyrë babanë të rrahë me shkop druri për vdekje djalin e tij 14 vjeçar”, tha Maloku.

Ai shtoi se rastin në polici e kishte lajmëruar një kushëri i të pandehurit. “Rastin në polici e ka lajmëruar një kushëri, ndërsa pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, djali është marrë është dërguar në urgjencë pa shenja jete”, tha Maloku. Sipas Malokut, babai i 14-vjeçarit në fillim i kishte gënjyer zyrtarët policorë se djali i tij ka pësuar aksident ndërsa me të filluar hetimet, në trupin e viktimës u vërejtën shenjat e dhunës në trup. “Në fillim prindi ka gënjyer zyrtarët policorë se djali i ti ka pësuar aksident por policia më pas e ka kuptuar që e gjitha ka të bëjë me ushtrim të dhunës ndaj të miturit. Po ashtu i pandehuri ka sulmuar edhe vajzën e tij të vetme e cila është 17 vjeçare”, tha në fund Maloku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here