Reagon Klajda Gjosha: “Një rezolutë e njëanshme nuk i shërben askujt”

0
161

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit, deputete e LSI reagon ne lidhje me procesin e integrimit te Shqiperis.Një rezolutë e njëanshme nuk i shërben askujt

Në momentet më të rëndësishme të proçesit të integrimit të Shqipërisë, ku serioziteti dhe ftesa për dialog politik duhet të ishte në krye të axhendës së qeverisë, parlamentit i serviret fshehtazi dhe pa asnjë dakortësi, projekt rezoluta e integrimit.

Lojërat në politikë janë shpesh herë normale por të luash me të ardhmen europiane të qytetarëve është e pafalshme. Projektrezoluta e integrimit nuk mund të jetë një produkt kontrabandë që nuk kryen minimumi rrugën institucionale për të qënë në rendin e ditës! Asnjë diskutim nuk është kryer as në Komisionin e Integrimit Europian, as në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe mbi të gjitha anashkalohet hallka më e rëndësishme konsultative, siç është Këshilli Kombëtar i Integrimit!

Një rezolutë e njëanshme nuk i shërben askujt dhe aq më pak të presësh që ky do të jetë një dokument i suksesshëm. Askush nga ne nuk do të refuzonte asnjëherë të ishte pjesë e një dakordësie të përbashkët për integrimin, por kur mazhorancës i mungon dëshira dhe vullneti i mirë, opozita e ka të pamundur të jetë pjesë e saj.

Megjithatë cfarëdo të jetë shkruar në atë dokument që është sot pjesë e rendit të ditës të pa dakordësuar në parlament, një gjë është e sigurtë, pengesa më e madhe për çeljen e negociatave të Shqipërisë vazhdon të mbetet paaftësia e qeverisë për të qeverisur vendin dhe sistemi autoritar që është instaluar në të!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here